Albin Kurti nis vizitën në Tiranë

Albin Kurti ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministër në Tiranë, ku është pritur me anë të një ceremonie zyrtare në Pallatin e Brigadave nga homologu shqiptar Edi Rama. Ditën që mori mandatin e kreut të qeverisë, Kurti deklaroi se vizitën e tij të parë do ta kryente në Shqipëri.

Shumë media kosovare e kanë ilustruar vizitën e tij në Shqipëri me disa foto të hershme ku Kurti dhe Rama duken të qeshur.

Megjithatë në pritjen zyrtare, edhe pse ajo imponon seriozitet, duket se mes Ramës dhe Kurtit nuk është kimia e dikurshme. Të dy dukeshin të akullt.

Vizita e kreut të ri të ekzekutivit të Kosovës në Tiranë do të jetë e shkurtër, por intensive. Brenda pak orësh, përveç kryeministrit Rama, Albin Kurti do të takohet dhe me presidentin Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /Syri.net

kurti2

kurti3