800 kg drogë nga Shqipëria kapen në Greqi

87

Kapen 800 kilogramë drogë pranë doganës së Qafë-Botës. Në orën 06:00 me orën greke, policia e anti-drogës së Igumenicës ka ndaluar një furgon-frigorifer që sapo kishte kaluar doganën shqiptare dhe atë greke, ne tentative për t’u futur në brendësi të tokës greke.

Pasi është ndaluar mjeti, kanë nisur dhe kontrollet, ku është gjetur dhe sasia e madhe e drogës.

Siç raporton policia greke, janë arrestuar shoferi grek dhe pasagjerja greke.

Droga ishte vendosur në vende të përshtatura enkas.

Operacioni i policisë po vazhdon.