15 ngarkesa me lëndë kancerogjene u futën në Shqipëri, u kap vetëm e fundit

61

Zbardhen detaje nga operacioni “Amianti” i cili vuri sot në pranga gjashtë persona, që tentuan të fusnin në Shqipëri lëndën e rrezikshme që shkakton kancer dhe vinte nga Italia.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të arrestuarit, kamufloheshin pas një fimre pastirmit dhe kishin bërë mbi 15 rrugë në këtë mënyrë, pa arritur të zbuloheshin.

Enët me mbetjet e rrezikshme, gjashtë të prangosurit i kishin mbështjellë me një letër të verdhë e cila mban sipër logon e një fimre italiane “Eni”.

Mbetjet e rrezikshme të amiantit ishin kamufluar nga personat e arrestuar në disa fuçi të mëdha të zeza veshur me logon e verdhë “eni”. Në fakt, ng anjë kërkim në internet të këtij emri dhe logoje, “Eni” është një kompani italiane që merret me distribuimin dhe shpërndarjen e gazit në banesa, apo me linjën e energjisë elektrike.

Kjo kompani e ka selinë qëndrore në Romë. Vetë të arrestuarit, zyrtarisht deklaronin se në Shqipëri fusnin produkte kimike për pastrim, në emër të një firme “Delfini 1”.

Ata i mbështillnin mbetjet si fuci nafte, i hipnin në furgonin tip “Iveko”, me targe AA 417 SC dhe me anë të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë i sillnin në Shqipëri.

Të arrestuarit janë
Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues ne Vlore pronari i pikes se grumbullimit firma “Kornuzi”
Arber Cuni, 28 vjeç, banues ne Vlore shoferi i fugonit tip “Iveko”, me targe AA 417 SC

Agron Brataj, 48 vjeç, banues ne Vlore drejtor operativ i agjensise Euroferries”
Festim Tafa, 72 vjeç banues ne Tirane, kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese ne Vlore administratore e firmes se pastrimit “Delfini
Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues ne Vlore zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN