Denoncimi i oficerit: Sandër Lleshaj dhe Pjerin Ndreu i kërkojnë drejtorit të policisë të prishë tubimin e 2 Marsit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri policie, i cili shkruan se, ish-deputeti i PS, tashmë kryebashkiak i Lezhës, Pjerin Ndreu, së bashku me persona të tjerë po përgatiten për të prishur tubimin e 2 Marsit.

Sipas pubnonjësit të policisë, prishja e tubimit po organizohet nga drejtori i drejtorisë së shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Tiranë, Arben Caka. Atij I është premtuar se do të kalojë vettingunë vetyëm nëse arrin të prishë tubmin e 2 marsti të thirrur nga presidenti Meta.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Ky është vetingu i gjeneral Hashashit! Lexoni mesazhin e policit dixhital.

Mirmbrema Doktor. Jam nje oficer Policie dhe dua te bej nje denoncim. Pasi kemi shume besim tek ju.

Komisioni i jashtem i vettingut ka pezulluar marrjen e vendimit perfundimtar mbi vleresimin e kritereve te Drejtorit te drejtorise se sherbimit per ceshtjet e brendshme dhe ankesat tirane Arben Caka, me urdher te Sander lotsjellesit. Ky vendim eshte pezulluar pasi nga komisioni jane konstatuar pasuri e pajustifikuar, shkelje te renda ne detyre, lidhje me banden e shijakut si dhe grada te perfituara ne kundershtim me ligjin. Me urdher te tij nuk eshte proceduar ose ndeshkuar asnje efektiv mbi perdorimin e gazit lotsjelles gjate protestave te opozites. Ky person ka krah te djathte Pjerin Ndreun dhe se bashku me banden e tij po pergatisin masat per shtypjen e protestes se 2 Marsit. Kusht per kalimin e vettingut dhe konfirmimit ne detyre sandri dhe pjerini i kane vene realizimin e ketij objektivi.
Te lutem anonim.