Viti i Ri nis me një seri krimesh, në vetëm 7 ditë 7 viktima…

Viti i Ri 2020 ka nisur shumë i hidhur për vendin tonë. Në vetëm pak ditë numërohen në vend një numër i lartë viktimash, përfshirë aksidente si dhe të vrasje mafioze, ende pa asnjë autor.

Ndërkohë dy ekzekutime mafioze janë kryer në vetëm dy ditë. Ditën e djeshme u ekzekutua në mënyrë misterioze Guxim Gjyriqi, i cili u vra në qendër të Tropojës.

Gjuriqi, i cili kishte në pronësi të tij një lokal dhe një pikë karburanti në Tropojë u ekzekutua me armë në ambientet e biznesit të tij, nga autorë që mbeten ende të paidentifikuar nga ana e policisë.

Po ashtu ditën e sotme një tjetër vrasje ka tronditur vendin. Kastriot Reçi pronar i një televizioni lokal ”Media Plus” në Mirditë është ekekutuar në qendër të Rrëshenit, përpara biznesit të tij, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje dhe prishje pazaresh kriminale.

Ndërkohë që me datën 2 janar dy qytetarë mbetën të vdekur në trotuar nga përplasja e dy makinave në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë. Ndërkohë që dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të vdekur nga aksidentet në rrugë, këmbësorë në rrugët e vendit.

4f1f204d 94fe 4cdf 8452 e3b3f3067c82