Veliaj rikthen radhët e gjata në Tiranë! Qytetarët “luftë” për një abone (Video)

Shërbimi i transportit publik në Tiranë është një element i pashmangshëm i jetës së qytetarëve, por çdo ditë ata përballen me situata skandaloze në urbane.

Një nga premtimet kryesore të lali Erit për qytetarët e Tiranës në vitin 2015-të, ishte se sa të vinte ai në krye të Bashkisë, nuk do të kishte rritje të çmimit të biletës së autobusit, si dhe do ta krijonte kushte që qytetarët të udhëtonin si njerëz Europianë dhe jo sipër njëri-tjetrit. Por menjëherë sapo mori pushtetin, bëri të kundërtën, rriti çmimin e biletës me 10 lekë dhe nuk e përmirësoi aspak shërbimin urban.

Nëse zgjedh transportin publik për të shkuar nga një destinacion në tjetrin, duhet të presësh gjatë në radhë, pasi urbanët nuk respektojnë oraret. Urbanet janë të tejmbushur dhe qytetarët shtypen për të hipur.

Për t’iu kushtuar pak më lirë, qytetarët e Tiranës blenë abone, por dhe në pikat ku ato shiten është e njëjta situatë. Qytetarët presin gjatë në radhë dhe shtypen me njëri-tjetrin për ta marrë.
Këtë situatë e dëshmojnë më së miri, pamjet skandaloze që shihni më poshtë të filmuara ditën e sotme.

Fëmijë, gra, të moshuar kanë rrethuar kioskën, shtyhen me njëri-tjetrin për të blerë një abone ndërsa kryebashkiaku Veliaj qëndron i ulur në bashki dhe “vret” mendjen se cila do të jetë propaganda fasadë e radhës që do ta shpërndajë me kaseta të gatshme në televizione.

Lufta për një abone…

Gepostet von JOQ Albania am Freitag, 31. Januar 2020