Studimi: Shqipëria me nivelin më të ulët të investimeve në rajon

Shqipëri dhe Mali i Zi janë dy vendet më fluksin më të ulët të investimeve nga vendet e Bashkimit Europian (BE) në raport me totalin.

Sipas një studimit nga Qendra për studime Ekonomike e Vjenës në vitin 2018 Shqipëria kishte nga BE vetëm 53,9 për qind të totalit të investimeve të huaja. Shqipëria la pas vetëm Malin e Zi, i cili shënoi vetëm 44.3 për qind të totalit të investimeve të huaja nga vendet e Bashkimit Europian.

Në vendet e tjera në zhvillim të Europës Qendrore dhe Juglindore (CESEE) përqindja e investimeve nga vendet e BE është shumë më e lartë.

Maqedonia e Veriut i ka 75.3 të totalit të investimeve nga vendet e BE-së, Serbia raporton se ka 73.6 për qind të investimeve të huaja direkte nga vendet e BE, Bosnja 66.7%, Bullgaria 79.6%, Rumania 91.1 %, Hungaria 92.7% etj, (Sipas hartës me poshtë).

Por, pavarësisht origjinës, investimet në terma bruto shënoi rritje në Moldavi, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë.

Tradicionalisht, rajoni CESEE ka tërhequr shumicën e investimeve nga vendet e BE-së. Për secilin prej vendeve të rajonit gati 3 të katërtat e investimeve të huaja vijnë nga BE-e, ndryshe nga rasti i Shqipërisë që gati gjysma e fluksit të investimeve ishin nga vendet jo të BE-së si Kanadaja, Turqia, Zvicra etj.

Por trendet e fundit tregojnë se në Hungari dhe Slloveni ka një zbehje të investimeve nga vendet e BE-së, të cilat kanë ardhur në rënie në pesë vitet e fundit.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe në një masë më të vogël Bosnjës, roli i vendeve të BE si investitorë të huaj po vjen në rënie gjithashtu raporton instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës.

Pabarazitë e të ardhurave ndërmjet vendeve të Rajonit CESEE mbeten të mëdha.
Këto vende ende po vuajnë mungesën e integrimit ekonomik në BE si në tregti dhe në investimet e huaja direkte.