Studentja shqiptare thirrje qeverisë ta evakuojë nga provinca kineze për t’i shpëtuar Coronavirus-it

279

Studentja shqiptare Silva Doçi, e cila ndodhet në provincën kineze Whuan, të izoluar nga Coronavirus, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të ndërhyjë sa më parë për ta evakuuar nga kjo zonë e rrezikshme.

Silva Doçi studente nga Mati është doktorante në vitin e katërt në Universitetin e Kinës Qëndrore, në Wuhan, në qytetin kinez ku ka shpërthyer epidemia nga virusi Coronavirus.

Ajo i bën thirrje Shtetit Shqiptar, meqë ajo nuk e mbart këtë virus, e konfirmuar kjo nga analizat përkatese, minimalisht ta largojnë nga ai qytet. Ashtu siç kanë bërë dhe shtetet e tjera të Europës.

Ajo gjithashtu deklaron se nuk mund të kthehesha në Shqipëri pa qenë e sigurt që nuk jam mbartese, pasi s’mund ta sillja këtë virus atje.

“Unë kam 12 vjet që jam këtej, jam studente në doktoraturë, nuk jam larguar nga këtu sepse kam shkollën. Në fillim kisha pak kollë, por tani jam mirë kam bërë gjithë analizat dhe jam shumë mirë, ishte thjesht grip sezonal.

I kam ndjekur lajmet dhe sidomos familjarët janë shqetësuar, pasi unë jam e vetmja në Ëahan dhe kjo gjë i stresoi shumë familjarët e mi. Kërkoj nga Shteti Shqiptar që të ndërhyjë për të më larguar nga këtu Ashtu siç kanë bërë dhe shtetet e tjera të Europës”, u shpreh për emdiat studentja Silva Doçi.

Ajo tha se ka kontaktuar me ambasadorin tonë në Kinë, por akoma nuk është bërë asgjë për evakuimin e saj nga zona e rrezikshme.