Sizmologu Ormeni: Kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik…

Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në vendin tonë.

Paraprakisht behet me dije se tërmeti ka një magnitudë prej 5.5, ndërsa një tjetër lëkundje më e vogël u regjistrua pak më vonë. Epiqendra e tërmetit është në Durrës.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa qarqe të vendit, në Tiarnë, Durrës, Elbasan, Lushnje, etj.

Institucionet shqiptare duhet të mbajnë një sy hapur sa i takon gjendjes së tërmeteve në Shqipëri. Sizmilogu Rrapo Ormeni, në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora thotë se vendi ynë tashmë ka hyrë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

“ Edhe Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 79-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë. Këto periudha përsëriten.
Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë.

Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet”, thotë Rrapo Ormeni