Shkencëtari: Së shpejti teknologjia do të na manipulojë trurin

Bota është në mes të një gare të teknologjisë së re, sipas historianit të njohur Yuval Noah Harari, i cili paralajmëron se çmimi për të cilin po luftohet gjatë kësaj kohe nuk është territor fizik, por truri ynë.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Harari parashikoi një të ardhme ku qeveritë dhe korporatat do të jenë në gjendje të mbledhin të dhëna të mjaftueshme për qytetarët në të gjithë botën, të cilat, kur kombinohen me fuqinë llogaritëse, do t’i lënë ata të parashikojnë plotësisht – dhe manipulojnë – vendimet tona.

Harari e quan këtë koncept “mashtrim të trurit”.
“Imagjinoni, nëse 20 vjet nga tani, ju mund të keni dikë të ulur në Uashington, Pekin, ose San Francisko, dhe ata mund të njohin tërë historinë personale, mjekësore, seksuale të – të themi, çdo gazetari, gjyqtari dhe politikani në Brazil,” tha Harari.

Harari ilustroi pamjen e zymtë të një të ardhme vetëm disa dekada larg, në të cilën teknologjia e madhe, ose qeveritë, “ose kushdo”, mund të marrin informata për kushtet mjekësore të secilit dhe historitë e jetës personale.

Me fjalë të tjera, ata mund të na njohin më mirë sesa e njohim veten tonë.
Tani për tani, tha ai, gara po zhvillohet midis kontrollit të shteit në Kinë dhe kapitalizmit kontrollues në SHBA.

“San Francisko tani po afrohet me Uashingtonin, sepse ata kanë nevojë për mbështetje të qeverisë për këtë,” tha Hariri.

Megjithatë, sipas Hariri, në vend që të krijojmë mjete për të spiunuar qytetarët, ne mund të kemi një teknologji që lejon qytetarët të vlerësojnë qeveritë dhe korporatat. Ose një “antivirus për mendjen” që ju lejon të dini kur jeni duke u manipuluar.