Sekreti i lumturisë që gazetari i CNN e zbuloi në Butan

Gjatë vizitës në Timbuu, kryeqytetin e Butanit, gazetari i CNN-it u shoqërua me një burrë të quajtur Karma Ura.

Ndoshta pikërisht pse e kishte emrin Karma, filloi të bisedojë me të dhe t’ia thotë disa gjëra interesante. Disa muaj para këtij takimi, gazetari përjetoi disa simptoma rrëqethëse – probleme me frymëmarrje, marramendje, dridhje të duarve dhe këmbëve, transmeton Telegrafi.

Në fillim mendoi se po pëson sulm në zemër, apo që ndoshta do të çmendet. Frika e detyroi të shkojë të mjeku që i propozoi të kryej një sërë kontrollesh. “Asgjë”, tha Ura para duke ia ndërprerë në gjysmë fjalën amerikanit. Ia qëlloi se ai nuk do të vdiste, por thjesht kishte sulme paniku.

Megjithatë dëshiroi ta dinte se pse i ndodhte kjo, kur gjithçka në jetë i shkonte për mrekulli dhe nuk dinte se çfarë duhet bërë, që një gjë e tillë të mos i përsëritet. “Për vdekjen duhet të mendosh çdo ditë të paktën pesë minuta. Kjo do të shërojë”, i tha Ura gazetarit që mbeti i habitur.

“Këtu qëndron çështja, ajo frikë nga vdekja, frika që do të vdesësh para se të arrish atë që ke pasur për qëllim, para se të rriten fëmijët. Kjo frikë të mundon ty dhe shumë të tjerë”, i shpjegoi Ura.

Pse duhet menduar për diçka kaq depresive?
“Njerëzit e pasur nga perëndimi nuk i prekin trupat e pajetë të njerëzve, plagët dhe gjërat tjera që i frikësojnë. Aty qëndron problemi, janë gjëra që u ndodhin njerëzve, lidhja jonë mes natyrës dhe njeriut. Duhet të jemi të gatshëm për momentin kur më nuk do të ekzistojmë”, shtoi ai.

Për Butanin thuhet se është një shtet që ka shpikur recetën e lumturisë. Kjo mbretëri në Himalaje në veri të kufirit me Kinën dhe në jug më Indinë, 80 për qind e vendit shtrihet në një lartësi mbidetare prej 2 mijë metra. Aty mbizotëron dinastia mbretërore e popullit Ngalong që Butan erdhën nga Tibeti qysh në shekullin e parë.

Në kulturën e Butanit, çdo njeri mendon për vdekjen të paktën pesë minuta në ditë. Hulumtimet e bëra kanë treguar se mendimet e tyre për vdekjen janë diçka që u sjell shëndet. Sipas një studimi të bërë nga një universitet në Kentucky të SHBA-v-e, vdekja është një fakt i frikshëm psikologjik, por kur njerëzit mendojnë për të, në mënyrë automatike mendojnë për gjëra të lumtura.

“Mendimet për vdekjen na detyrojnë të vlerësojmë më shumë momentet dhe të pranojmë realitetin. Më pak brengosemi për gjëra të parëndësishme, gjërat kaluese dhe koncentrohemi vetëm në çështje të mëdha”, shpjegon psikologja Linda Leming.

Arsyeja pse në Butan veprojnë kështu është që vdekja vërtetë i rrethon – ky popull i vogël vdes nga mënyra të ndryshme. Nga sëmundjet e rrugët e rrezikshme, sulmet e arinjve apo helmimet me kërpudha…

Fakte interesante për Butanin
Ky shtet është i vetmi në botë që në kushtetutë obligon qytetarët të lindin fëmijë, kurse prerja e druve shmanget me çdo kusht. Të paktën 70 për qind e territorit duhet të jetë i pyllëzuar, kurse aktualisht 80 për qind është mbuluar nga pyjet.

Në Butan nuk festohen ditëlindjet dhe as që është e rëndësishme kjo datë për një qytetar të këtij vendi. Në momentin që “troket” viti i ri, çdo banor konsiderohet për një vit më i vjetër.

Kryeqyteti i Butanit është Timbuu, në të cilin jetojnë 10 mijë banorë. Është qyteti i vetëm në botë që nuk ka asnjë semafor kurse trafikun e drejtojnë policët. Është shteti i vetëm në botë ku ndalohet shitja e duhanit. Qytetarët e Butanit konsiderohen si kombi më i ri në botë për nga mosha. Një e treta e popullsisë është nën moshën 14-vjeçare.

Mbretëresha e Butanit, Jetsun Pema, 29-vjeçe është mbretëresha më e re në botë, kurse me bashkëshortin e saj jeton në një shtëpi modeste. Pas martesës, ata udhëtuan jashtë vendit për muajin e mjaltit, por ditët i kaluan duke u njohur me qytetarët e vendit.

Butrani është vendi i vetëm në botë, ku autoritet janë të bindura se lumturia është më e rëndësishmja. Se sa është e rëndësishme për ta lumturia, flet më së miri fakti se edhe në kushtetutë potencohet që lumturia është faktori kyç i jetëgjatësisë. Për këtë arsye, çdo banor që konkurron për të marrë shtetësinë pyetet “a jeni të lumtur?”
Është vendi i vetëm në botë që ka ministrinë e lumturisë.