Rrëfimi tronditës i vëllait: Enkeleda u hodh për të mbrojtur vajzën…

Ervin Fjolla, vëllai i Enkeledës ka treguar se si e gjeti të motrën e shtrirë në banesë dhe çfarë pa në vendin e krimit.

Në bisedë e sipër vëllai shpjegon se Erdet Çapoku e ka qëlluar motrën me një send të fortë, në dukje si shkop apo levë, ndërsa i ka prerë edhe damarin e qafës.

Ai vijon duke thënë se Eredeti e kërcënonte vazhdimisht të motrën, ndërsa vetë ishte përdorues i drogës.

“Motra ishte me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e shpëtoi”, tha ai.

Enkeleda Çapoku u vra gjatë orëve të para të ditës së sotme nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda duke patur një levë dhe një thikë me vete.

Pasi ka hyrë me dhunë në shtëpi, Erdet Çapoku ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës.

Pasi ka ndjerë zhurmën, nëna është ngritur për të penguar futjen e Erdetit në dhomën, por në moment ai ka qëlluar me levë në shpatull gruan duke vijuar më pas me sulmin ndaj Enkeledës, raporton abcneës.al.

Kjo e fundit ka patur edhe vajzën në krevat duke ndërhyrë për të mbrojtur të bijën nga sulmi.

Në këtë moment, Erdet Çapoku ka qëlluar fillimisht me levë në kokë Enkeledën si edhe e ka çarë me thikë në fytyrë.

Gruaja u gjet pa ndjenja në një pellg gjakur në korridorin e banesës. Dërgimi me urgjencë në spital nuk i ka shpëtuar jetën gruas.