Prokurorët italianë hetojnë dosjet e pallateve të shembura nga tërmeti në Durrës

Prokurorët italianë që po ndihmojnë në hetimet për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit janë ndalur në Durrës. Për rreth 6 orë ata kanë studiuar dosjet e ndërtimeve, ku pati viktima dhe kanë dhënë orientime për hetimet e mëtejshme.

Për rreth 6 orë, ekspertët italianë kanë studiuar dosjet hetimore të ndërtimeve që shënuan 24 viktima pas tërmetit të 26 nëntorit në qytetin e Durrësit.

Me grupin e prokurorëve të qytetit bregedetar ata kanë shkëmbyer mendime mbi situatën ligjore dhe metodat që po ndiqet apo duhen ndjekur në vijim.

Në këtë pikë, prokurorët italianë kanë dhënë eksperiencën e tyre në hetimin e pasojave të tërmetit të L’Aquilas.

Burimet brenda prokurorisë, thanë se ekspertët italianë miratuar hapat e ndjekur deri tani, duke e cilësuar hetimin në rrugë të mbarë.

Puna është përqëndruar tek 6 ndërtimet që shkakttuan viktima por paralelisht hetohet për të paktën edhe 200 objekte të tjera që shkaktuan qindra të plagosur dhe lanë pas dëme të mëdha materiale.

Në funksion të zbardhjes të përgjegjësive, prokuroria e Durrësit ka sekuestuar dosjet me lejet e ndërtimit, raportet e institutit sizmiologjik, dokumentacionin e kolaudimit, dhe raportet për cilësinë e betonit dhe hekurit.

Disa ditë pas tërmetit, prokuroria e Durrësit preu 19 urdhër arreste, por vetëm 8 prej tyre përfunduan në pranga, disa nga të cilët tashmë janë në gjendje të lirë.

Në vijim, dy prokurorët Fabio Picuti dhe Michele Renzo, 2 oficerët e policisë gjyqësore dhe inxhinieri italiaan i ndërtimit do të njihen edhe me hetimin për ndërtimet në Krujë.