Presidenca e OSCE-së, si prelud i rënies…

Nga Albert AVDULI

Shqipëria ka kryesimin e radhës (rutinor) të drejtimit të Organizatës per Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Kjo periudhë, simbas kalendarit të paracaktuar, përkon me vitin 2020.

Sigurisht që është një vendim proçedurial dhe nuk ka të bëjë me autoritetin e vëndit që e kryeson.
Si vjen Shqipëria në këtë përfaqësim ?

Pa ndrojë, shkruaj, se e turpëron këtë institucion.

Mendoj se do të jetë hera e parë dhe e fundit, që një institucion ndërkombëtar, do ketë si kryesues objektin e Tij të vëzhgimit dhe problematikës. E njëjta situatë, sikur një të pandehur ta vësh shef sigurie të gjykatës.

Viti që lam pas ishte një vit traumatik në politikën, qeverisjen, ekonominë dhe përballjen me natyrën.

Në shkurt të vitit 2019, opozita braktisi parlamentin duke konstatuar dhe përcaktuar si produkt ì krimit dhe blerjes së votave.

Ky vendim gjeti mbështetje të gjerë në opinionin e brendshëm dhe u pasua nga dhjetëra protesta të fuqishme kombëtare. Në të njëjtën kohë, qindra vatra të tjera protestash vlonin në Tiranë dhe qytete të tjera me problematika të ndryshme.

Në zgjedhjet vendore, opozita nuk u rregjistrua dhe demokracia u vu në rrezik serioz. Qeveria organizoj zgjedhje puniste, por pjesëmarrja në farsën e votimeve ishte diku te 450 mijë zgjedhës nga 3 milion të rregjistruar. Pa dekret presidencial, pa garë, pa alternativë dhe pa monitorim, renditja ishte si më poshtë: partia në pushtet (rilindja), e para, partia e të dërguarve me zor, e dyta dhe partitë paterica, të tretët. E qartë se, kryetarët vendor nuk përfaqësojnë vullnetin popullor.

Tashmë edhe këta të emëruar po bien një nga një si dardhë të krimbura, falë ligjit të dekriminalizimit dhe denoncimit që po ju bëhet nga Partia Demokratike. Uzurpoj çdo segment të strukturës shtetërore dhe ndihet zot fuqiplotë, në terren të shkrumbuar. Si të jesh pronar ì një pjese të shkretëtirës, ku jo vetëm uji të mungon, por as rëra nuk të shitet.

Pra infrastrukturë e vjedhur dhe superstrukturë e gremisur, nënkupton totalisht rënie.
Bindja e shumicës së qytetarëve është se ky pushtet nuk ka legjitimitet.
Të tjerat janë përsëritur pa fund, ndaj po ì përmënd shkurt.

Probleme mbijetese ka patur dhe ka ekonomia.
Në infrastrukturë ka bllokim total të investimeve, por virtualisht ndërtohen aeroporte dhe autostrada.

Fuqia aktive dhe të shkolluarit largohen si nga kolera drejt vëndeve të tjera. Biznesi vogël dhe ì mesëm lebetitet në agoni dhe friket nga shtesa e detyrimeve që ju shkon çdo muaj.

Mundësia e likujditeteve shtetërore ka vdekur, mbasi fondet publike destinohen në konçesione miliardash, ndër miq e aktivitete të padukshme, jo të dobishme dhe në disa raste vetëm zhvatëse për popullatën.

Kaq mosbesues janë ata që nënkuptohen si përfitues të një investimi të premtuar, sa nuk e kanë temë bisede veprën, por vënë baste se kujt do t’i jepen lekët. Nëse ka diçka që politikës ì rri mbi kokë si shpata e damokleut, është pikërisht marrëdhënia në raport me besimin.
Kjo është dëshmia më e rëndë për moralin e një qeverie.

Në politikën e jashtme dështimet kanë qenë spektakolare, por fatkeqe për vendin. Evropa ì bëri barrjerë Shqipërisë dhe vuri kushte për të cilat, nuk duket përmirësim.
Në dëshpërimin e fakti të kryer, qeveria u mundua të bëjë një lëvizje prej don kishoti me ballkanin sllav. Reaksioni në popullsitë e dy shteteve shqiptare e hijezoj këtë ndërmarrje.
Tërmeti në fakt shënjoj rënien e zhurmshme.

Një fatkeqësi natyrore, që mori dhjetëra jetë, por nxori dhe të pastrehë mijëra familje.
Shteti doli lakuriq në gjithë gjymtyrët e tij.
Qytetarët janë të braktisur në mëshirën e dimrit. Solidariteti njerëzor nxori zbuluar degradimin e shtetit. Rrallëkush besoj të dërgonte donacionet te struktura qeveritare. Ende pret qeveria, por pritshmëritë e mëdha sjellin zhgënjime të tmerrshëme.

Shumë më tepër fonde grumbulluan organizata apo edhe individë bamirës sesa qeveria. Mosbesimi vret shoqëri, popuj, jo më qeveri.
Në kushtet, kur varfëria hipën në fron, produkt ka mjerimin dhe krimin.
Në të dy zërat jemi kampion.

Fundosja e ekonomisë, rritja galopante e çmimeve në gjithë artikujt dhe shërbimet, privimi ì fjalës së lirë, depresioni ì shoqërisë dhe mungesa e shpresës për ditën që vjen, tregon përmasat reale të krizës në Shqipëri. Në situatë të tillë, duke menduar se gjithë këto fenomene shqetësuese janë më gjigande se vetë qeveria, që ì krijoj, kryeministri duket se mjaftohet me idenë se : Të shkoj, si të shkoj. . .

Presidenca e OSCE – së.
Nuk kam opinion për këtë ecuri.

Kjo është ironi në shkallën sipërore ose me përmasa evropiane.

Di ,që viti 2020, ì cili përkon me presidencën shqiptare, do të sjell realitete të tjera në Shqipëri.
Preludi ì rënies është ngjitja në atë lartêsi.

Në mbyllje, po citoj Ronald Regan kur ishte në garë për presidencën amerikane. Përballë tij, rival, ishte Presidenti Karter.

“Reçensioni është, kur fqinji juaj humbet punën. Depresioni është, kur ti humbet punën. Rimkëmbja është, kur Jimmy Carter largohet nga puna “.

Profecia u përmbushë. Ronald Regan e ringriti Amerikën.