Policia e ve në listën e të kërkuarve, reagon Zagani

Policia e Shtetit publikoi një listë me emrat e personave më të kërkuar. Për qarkun e Vlorës, ndër emrat më të kërkuar është edhe ai i Dritan Zaganit, ish-shefit të antidrogës që denoncoi i pari implikimin e Sajmir Tahirit në trafikun e drogës me Habilajt.

Zagani sot ndodhet në Zvicër ku ka kërkuar azil, ndërsa në Shqipëri është hetuar për shpërdorim detyre.

Në një reagim në rrjet, Zagani shkruan se “Policia që duam me paska bërë një nderë të madh, me paska venë të tetin në listen e “trimave” për qarkun Vlorë…”.

“Ndjehem vertet i vlerësuar nga drejtuesit aktuale, lokal në Vlorë dhe shefat e tyre madhore në Tiranë deri te vetë ai Gjenerali pa grada…!
P.s…Po interpoli ça pati ,pse ua menderosi kartelen e kuqe për mua… .. eee , ka ndonjë nga këta polica të squt me ma sqaru…jo për gjë por bie vlera e “nderit” që këta me bejne pastaj”, mbyll postimin e tij ish-zyrtari i policisë.

1 67

2 56