PD publikon dokumentin: Prishja e godinave në Qytetin Studenti, aferë korruptive e Veliajt

Vërtetohet denoncimi i Partisë Demokratike se prishja e godinave në Qytetin Studenti ishte një aferë korruptive dhe pas saj qëndron Erjon Veliaj. Dokumenti publikohet në Fletoren Zyrtare.

Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë që prishja e godinave në Qytetin Studenti kishte pas saj një aferë korruptive.

Dje, dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare, konfirmoi se Kampusi Universitar do të jepet me PPP dhe, si kudo, pas kësaj afere qëndron Erjon Veliaj.

Sa herë bëhet fjalë për një leje ndërtimi, një koncesion/PPP abuziv, prishje dhe nxjerrje nga shtepitë, kudo është dora e tij!

Përveç shëndetësisë, rrugëve, mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet!

83402010 183092416084714 8530316477381738496 n