Panik në Durrës! Betonizimi i “gropës së kuçedrës” në Hamallaj stimulon lëkundjet sizmike?

Qytetarët durrsakë në panik kanë lënë shtëpitë he kanë dalë në rrugët e qytetit pas tërmetit të fundit të regjistruar në 5.5 ballë.

Një lëkundje tërmeti është regjistruar pak momente më parë, e cila është ndjerë në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth.
Paraprakisht tërmeti ka një magnitudë prej 5.5 ballësh, ndërsa një tjetër lëkundje më e vogël u regjistrua pak më vonë.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë fshatit Hamallaj në Durrës. Në qytetin bregdetar qytetarët në panik e sipër kanë dalë në rrugë.

Një nga zonat më sizmike është edhe ajo e kanalit të kuçedrës dhe sipas banorëve të zonës sot ky kanal është mbushur me inerte.
Zona është e njohur për lëkundjet e tërmetit. Ndërsa shkencëtarët shprehen se pikërisht në këtë zonë ishte krijuar një kanal përmes të cilit çlirohej energji.

Ndaj dhe është krijuar legjenda e kuçedrës. Edhe pse fenomeni është i njohur në vite asnjë institucion nuk ka kryer detyrën për ta ruajtur.

Mbi kanal është hedhur beton, duke e bllokuar totalisht pa marrë asnjë garanci për rrezikun që mbart. Ky kanal shkarkon ujërat e kënetës në det dhe sipas gojëdhënave, por edhe banorëve të zonës, ekziston prej tre shekujsh.

“Kuçedrën e paskan marrë me e hedh nga shkëmbinjtë por nuk paskan arritur ta çojnë deri atje dhe u ka rënë poshtë. Këta pastaj e kanë sulmuar. Vija e kulçedrës është mbushur me beton.”

Megjithë inertet, sërish shihen me lehtësi gropat e krijuara rishtaz nga efekti natyror.
Pak më tej konstatohen të tjera gropa të cilat nxjerrin ujë. Banorët në Hamallaj tregojnë se janë hapur natën e 26 nëntorit.
Si pasoje e fuqisë së termetit sipas tyre toka është bërë shumë e butë dhe kurrë më parë nuk ka qenë në këtë gjendje.