Operacioni i DEA, Sekuestrohen kokainë e heroinë në Selanik, 4 shqiptarë në pranga

66

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane kanë goditur një rrjet të trafikut të heroinës Shqipëri-Greqi, raportuan këtë të shtunë mediat helene.

Mediat greke shkruajnë se janë sekuestruar 23 kg e 744 gram heroinë si dhe 414 gram kokaine gjatë operacionit të kontrollit të disa banesave në Selanik.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë 4 shqiptarë dhe 3 shtetas grekë. Droga dyshohet se do të shpërndahej në Athinë dhe Selanik.

etimet kanë zbuluar se organizata kishte një laborator droge dhe ishte përfshirë dhe në shpërndarjen e kokainës.

Heroina dyshohet se është importuar nga Shqipëria, raporton grekja “iefimerida.gr”.