“Më vranë”, policia gjen tre gëzhoja dhe makinën luksoze tek Uji i Ftohtë, por jo autorët

116

Një ngjarje kriminale ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen 10 korriku, në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë. Policia po heton për zbardhjen e kësaj ngjarje enigmatike, me plumba por pa autorë.

Fillimisht banorët kanë njoftuar në sallën operative për të shtëna me armë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën me shiritin e sigurisë. Në njoftimin paraprak për mediat thuhet se “rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku”. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Nuk ka asnjë person të dëmtuar”.

Por gazetari i Abc News në Vlorë, Elton Nika sjell pamje dhe detaje nga vendi i ngjarjes. Siç shihet në video, brenda zonës së rrethuar ‘skenë krimi’ është një automjet luksoz Porsche cayenne me xhama të zinj. Sakaq, burimet i thanë gazetarit se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja pistolete.

Në automjet dyshohet se ka qenë një person i cili ka bërtitur “më vranë” dhe është larguar nga zona. /abcnews.al