Manchester United ofertë për Vedat Muriqin

Manchester United ka bërë një ofertë për sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi. Sipas Fotospor dhe disa mediave në Turqi, Manchester United ia ka mësyer transferimit të Vedat Muriqit.

Duke u thirrë në burime, United e ka kontaktuar agjentin e Muriqit Haluk Canatar dhe e ka informuar atë se dëshirojnë të mbajnë bisedime me Fenerbahçen.

Canatar pritet që të baj një takim me zyrtarët nga skuadra turke.

Djajtë e kuq do të përballen me garë nga skuadra tjetër e Premier ligës, Tottenham që po ashtu e kërkon Muriqin.

Dje, Turkish-Football raportoi se Tottenham kishte skaut për Muriqin në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni.

E pas kësaj, është shkarkuar edhe një video në youtube ku thuhet “Welcome to Manchester United”. Megjithatë, Tottenham nuk ka bërë ende ofertë zyrtare.

Turkish-Football kishte kuptuar nga burimet e saj se Spurs ende janë duke e skautuar Muriqin por ata ende nuk kanë pasur negociata për ta transferuar yllin kosovar.

Kanarinat e verdha e vlerësojnë sulmuesin kosovar 20 milionë funte por nuk dëshirojnë që ta shesin në janar.

Fenerbaçe nuk besojnë se ata kanë kohë të mjaftueshme për ta zëvendësuar sulmuesin nëse ata e shesin atë.

Skuadra nga Stambolli për momentin është në garë për titull dhe gjendet tri pikë pas liderëve të ligës, Sivasspor.

Muriqi ka shënuar 13 gola dhe ka bërë pesë asiste në 20 paraqitje për Fenerbahçen në të gjitha garat këtë sezon.

Muriqi shënoi edhe këtë vikend në fitoren e Fenerbahçes 2-0 kundër Basaksehirit në derbi.
Muriqi iu bashkua Fenerbahçen për 3.15 milionë euro nga Rizespor gjatë verës dhe ka edhe tri vite kontratë.

Sulmuesi i fuqishëm ka shënuar edhe tetë gola në 23 paraqitje për Kosovën, përfshirë edhe një gol dhe dy asiste kundër Anglisë në Southampton në tetor.