Lulzim Basha i dha dimension të ri kauzës së PD-së!

Nga Qamil Gjyrezi

Lulzim Basha që me prezantimin e parë në politikë, filloi të krijonte imazhin e ri, të së ardhmes në PD!

Mbas një eksperience të shkëlqyer gjatë studimeve në Hollandë dhe kontributit të tij për të ndërkombtarizuar krimet serbe në Kosovë u përrzgjodh si përfaqësues i KOPIT. Në të gjithë pjemarrësit në këtë organizim para elektoral të PD-së, Basha shquhej thellësisht për dimensionin perëndimor dhe imazhin e një lideri të së ardhmes.

Sukseset dhe arritjet e tija politike të mëdha në punët publike, Rruga e Kombit, antarësimin e Shqipërisë në Nato dhe liberalizimin e vizave për shqiptarët i dhanë të drejtën legjitime dhe politike për të drejtuar PD-në, mbas liderit historik Sali Berisha.

Asnjë figurë tjetër brënda PD-së dhe jashtë saj nuk kishte këtë profil politik si të Bashës.

Lulzim Basha e mori drejtimin e PD-së në një moment shumë të rëndësishëm dhe delikat për këtë forcë politike. PD kishte qeverisur 8 vite dhe patjetë kërkoheëshin reforma të mëdha brënda këtij grupimi! Lulzim Basha duhej të menaxhonte edhe historinë gadi 30 vjecare të PD-së që nuk ka qenë e lehtë, rrëzimi i komunizmit 50 vjecar, revolucioni komunist i 97-tës, qeverisja e korruptuar thellësisht e Fatos Nanos deri në vitin 2005.

Lulzim basha me aftësitë e tija politike, përballoi dhe shkërmoqi politikën më të mbrapshtë në të gjithë historinë politike, mbas 1912, Rilindjen autoritare të Edi Ramës!

Luzim Basha punoi për hapjen e PD-së dhe në institucionet drejtuese të saj janë zgjedhur intelektualë dhe intelektuale me shumë vlera, qytetare, profesionale dhe që e duan Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Lulzim Basha nuk ka shitur kauzën e PD-së. Kauzën e PD-së e kanë shitur politikanët që përfituan shumë prej PD-së dhe shitën kontributin e demokratëve në vite, Ridvan Bode dhe Jozefina Topalli, dy “ish-miq” të vjetër.

Edi Rama i organizon Jozefina Topallit i organizon aktivitet, gjoja për ti dhënë një titull në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, për të sulmuar Lulzim Bashën dhe demokratët, se Sali Berishën nuk ja mban!

Edi rama e emëroi Ridvan Boden ish-ministrin e fajdeve në Bankën e Shqipërsië.

A e kanë shitur kauzën e PD-së, këta personazhe të dështruar të PD-së që bashkëpunojnë me Edi Ramën, apo Lulzim Basha që publikoi me të dhëna krimin e korrupsionin e qeversisë Rama në 7 vite?!

Lulzim Basha po punon shumë me stafet e tija për zgjedhjet e parakohëshme dhe për programin ekonomik për të dalë nga kriza që e shkaktoi qeveria e Edi Ramës dhe për integrimin e Shqipërisë!

Poipulli ka një shprehje shumë të domethënëse: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”!

Lulzim Basha, kryeministri i ardhshëm dritësoi dhe e lartësoi kauzën e P.D.-së!