Lubonja: Kryeprotagonisti i kësaj klime urrejtje është kryeministri, që del e thotë ‘ndiqeni analistin’…

Analisti Fatos Lubonja foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për sulmin ndaj makinës së tij, i dyti në pak muaj.

Lubonja deklaroi se ky është një sulm i qëllimshëm, dhe që lidhet me deklaratat e tij të forta ndaj politikanëve.

“Di që u ktheva nga Italia më 1 në darkë dhe e gjeta makinën të dëmtuar mbrapa rëndë, thyer xhamat, që dukej e qëllimshme se nuk kishte ndonjë vjedhje. Ishte një akt vandal, akt urrejtje nga dikush”, tha Lubonja.

Në incidentin e korrikut u tha se, ishte një me probleme të shëndetit mendor…

“Ai është i arrestuar. Nuk do të jetë ky. Pistat janë të shumta, por mua pista më çon te një urrejtje për qëndrimet politike. Kryeprotagonisti i kësaj klime urrejtje është kryeministri, që del aty e thotë ‘ndiqeni analistin’.

Një nga këta analistë jam edhe unë. Unë e marr si akt kërcënimi. Ne nuk jemi me bodigardë, nuk na mbron shteti, për ato që themi mund të shkojmë dhe në gjyqe. Këto janë akte vandale, që të kthejnë në kohët e errëta”.

luba