Karaburuni përfshihet nga një zjarr i madh, rrezikohet pylli i Llogarasë (Foto)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Karaburunit mesditën e kësaj të enjteje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Mrizi.

Informacionet bëjnë me dije se flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullote në këtë mal, ndërkohë që flakët rrezikojnë edhe pjesën e pyllit të Llogarasë nëse do të favorizohet nga era në drejtim të lindjes.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar specialistët e zonave të mbrojtura të Vlorës, ndërsa zjarrfikësit e kanë të pamundur të shkojnë me automjete deri pranë vatrës së zjarrit për shkak të mungesës së rrugës, pasi zona është e aksesueshme vetëm në këmbë.

1 13

2 10

auto zjarr karaburun1578575041