Kapet me 20 mijë euro në Rinas

20 mijë euro janë sekustruar në Rinas dhe është procedohet penalisht një 27-vjeçar që i kishte me vehte.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia një shtetasi nga Durrësi iu gjeten në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.

Njofitmi i plotë i policise

Rinas
Policia Kufitare e Rinasit parandalon një rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Evidentimi, si rezultat i masave të shtuara, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen 20000 euro, procedohet penalisht një 27-vjeçar. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.