INSTAT pranon tkurrjen e popullsisë shqiptare

171

Instituti i Statistikave i pranon projeksionet e OKB, sipas të cilave, deri në vitin 2100 Shqipëria do të mbetet me 512 mijë banorë.

Emigracioni dhe lindshmëria, janë dy faktorët kryesore të uljes së numrit të popullsisë në Shqipëri, sipas INSTAT.

Popullsia shqiptare ka pësuar tkurrje gjatë viteve të fundit. Instituti i Statistikave e ka pranuar këtë fenomen të cilin e shpjegon me ndikimin që ka dhënë emigracioni dhe rënia e lindshmërisë. Por përtej kësaj sipas drejtores së Statistikave projeksionet e OKB janë të shtrira për një periudhë shumë të gjatë kohore. Sipas Majlinda Nesturit parashikimet mund të jenë të sakta për një periudhë 30 vjeçare.

“Nuk duhet të merret një variant siç ka ndodhur tashmë, që është marrë varianti i ulët dhe interpretohet që popullsia e Shqipërisë në 2100 do të shkojë në 500 mijë banorë. Kjo nuk është e vërtetë. Projeksionet e popullsisë mbartin një pasiguri duke qenë se ndërtohen mbi të shkuarën. Që të kesh një statistikë të mirë projeksionet e popullsisë ndërtohen mbi një periudhe 30 vjeçare”, sqaroi Nesturi.

Drejtoresha e statistikave pranë Instat deklaron se rënia e lindshmërisë lidhet me arsimimin dhe emancipimin e gruas .Duke u ndalur tek rënia e lindshmërive INSTAT raporton se në projeksionet për vitin 2031 janë që popullsia e shqipërisë të shkoj në 2.75 mln banorë nga 2.86 mln banorë që është aktualisht.

“Lindshëmëria vjen në rënie. Sa më shumë te rritet mirëqënia, sa më të arsimuara të jenë femrat, ka ndikim në lindshmëri”, sqaroi Nesturi.

Organizata e Kombeve të Bashkuara me anë të projeksioneve të publikuara thekson se në vitin 2100 Shqipëria rrezikon të mbetet një vend me vetem 512 mijë banorë./abcnews.al