I arrestoi kur ishte ministër, Nishani flet për lirimin e anëtarëve të bandave: A keni dëgjuar të reagojë Rama?

185

Ish-Presidenti Bujar Nishani në një intervistë për gazetarin e Abc Neës, Juxhin Mustafaraj ka folur për situatën politike në vend por jo vetëm, edhe për rendin e sigurinë. Ai komentoi lirimin e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ka qenë arrestuar në kohën kur Nishani ishte ministër i Brendshëm.

“Rama që ka sulmuar një gjyqtar pse liroi një fakir në Kukës, tani hesht për lirimin e njerëzve të dënuar për krime të rënda”, tha Nishani ndër të tjera.

Pyetje: Janë shtuar rastet e vrasjeve, plagosjeve, etj. çfarë e nxit krimin në vend?

Nishani: Siguria dhe lufta kundër krimit të organizuar është një nga shtyllat kryesore të shtetit. Sa më e fortë të jetë siguria aq më vibrante është shoqëria. Fakti që Shqipëria ka mbërritur në këtë standart të kërcënimit të sigurisë me “brand mafioz” tregon për dështimin e shtetit. Një hetim sekret i policisë italiane, publikuar në media tregoi se është rritur prodhimi i kanabisit në vend, por edhe trafiku i drogërave të forta.

Banda të rrezikshme që kanë patur histori famëkeqe, ose individë të tyre po dalin nga burgjet. Si do ta komentoni, pasi janë arrestuar në kohën kur ju ishit ministër?

Nishani: Për fatin e keq mund të listojmë në realitetin tonë fenomene që tregojnë arsyet e dekradimit të shtetit. Gjithçka nis nga dobësimi i shtetit, kur politika lidhet me krimin, institucionet bëhen të paafta, krimi shfrytëzon politikën për të dominuar ekonominë. Së treti mekanizmi garant duhet të jetë drejtësia. Por tre 3 vite pasi u ndërmorën angazhime të mëdha kushtetuese për të reformuar drejtësinë, zhvillimet më të fundit kanë treguar kapje totale të drejtësisë nga ajo pjesë e politikës që bashkëpunon me krimin. Kemi disa raste kur njerëz të gjykuar nga drejtësia si kapo të krimit të organizuar të dënuar me dënime të rënda, po lirohen njëri pas tjetrit.

Kryeministri para pak vitesh kur nisi aksioni kundër informalitetit në energji, sulmoi një gjyqtar të Kukësit pse kishte liruar një fakir që s’kishte paguar energjinë. A e keni dëgjuar Ramën të reagojë për vendimet e gjykatësve për të liruar kapot e krimit, adresimin ndaj këtyre gjyqtarëve?! Ky është stadanrdi që e nxjerr zbuluar një njeri që nuk ka qëllim shtetin ligjor. /abcnews.al