Humbja dramatike e Barcelonës, Messi konfrontohet me Joao Felix, reagime të ashpra

Lionel Messi dhe Joao Felix u panë në tension dhe duke dashur të sqarohet me konfrontim në një episod pas pjesës së parë.

Atletico Madridi ka arritur të marr një fitore të madhe me rikthim ndaj Barcelonës me rezultat 3-2 në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke iu bashkuar Real Madridit në finale.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Koke (46’), Alvaro Morata (82’) dhe Angel Correa (86’) për Atleticon, ndërsa për Barçën shënuan Lionel Messi (51’) dhe Antoine Griezmann (62’).

Megjithatë, ndeshja u përshkrua me tension gjatë 90 minutave, por sidomos pjesa e parë pati më shumë episode.

Në një episod pas mbylljes së 45 minutave të parë u përfshin edhe ylli argjentinas, Messi dhe talenti i madh portugez, Joao Felix.

Messi iu ofrua Felixit për tu sqaruar me të pas një zënke me Jordi Alban në fund të pjesës së parë, ndërsa portugezi rezistoi duke ia kthye ia mbështetur kokën në kokë.

Pas këtij episodi, Luis Suarez u ofrua në ndihmë të bashkëlojtarit të tij, Messi, por kjo krijoi një tollovi të madhe mes shumë futbollistëve të dy skuadrave.

Suarez dhe Stefan Savic u ndëshkuan me kartonë të verdhë nga gjyqtari pas kësaj tollovie të madhe të krijuar.

Reagime

Joao Felix dhe Lionel Messi u përfshinë në një konfrontim gjatë përballjes të së enjtes mes Atletico Madridit dhe Barcelonës në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, që u zhvillua në Arabi Saudite.

Portugezi 20-vjeçari, i cili bëri emër duke luajtur për Benfican gjatë verës së kaluar, u përball kokë më kokë me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, para se të përfundonte pjesa e parë, kur rezultati ishte ende 0:0, transmeton Gazeta Express.

Dy yjet e La Ligës u panë duke u zënë mes vete, para se mbrojtësi veteran i Barcelonës, Gerard Pique të ndërhynte për ta ndarë dyshen.

Vetëm disa momente më vonë, lojtarët e Barcelonës e rrethuan Felixin, përderisa situata po bëhej edhe më e tensionuar në stadiumin King Abdullah Sports City.

Edhe 32-vjeçari Luis Suarez u zu me portugezin, përderisa Felixi pati probleme edhe me Jordin Alban.

Disa tifozë të futbollit e kritikuan këtë reagim të lojtarëve të Barcelonës, duke i akuzuar ata se po e ngacmonin dhe provokonin Felixin, që është ende fëmijë.