“Hiqi duart, mos më prek”, banorët përplasen me policinë e Veliajt

Dhjetra banorë po protestojnë tek zona e Medreses, pasi banesat e tyre po shemben. Banorët theksojnë se janë në proces gjyqësore dhe sipas tyre është e papranueshme që IKMT po fillon ndërhyrjen, pa pasur një përgjigje nga Gjykata.

Ndërkohë mediat nuk janë lejuar që të filmojnë, protestën e qytetarëve. Po ashtu banorët janë konfliktuar edhe më policinë, ku një zonjë ka kërkuar që punonjësi i policisë të largojë duart nga ajo.

”Hiqi duart! Kam fëmijët brenda. Kemi ardhur këtu që në 1993, jemi pronarë. Duan të na marrin shtëpinë tonë, ajo është prona jonë. Nuk është pronë e bashkisë, as ndërtesa as toka. Nuk është vërtetë ajo që thotë bashkia. Kemi mbi 20 vite që jetojmë këtu. Ajo është pronë e familjes së vjetër të tironsve “Mema””, u shpreh një banore.

Bëhte me dije se ndërtesa ka qenë në kopshët publik në vitet 60, dhe pas viteve 90 kjo godinë është përshtatur si banesë nga banorët.