Het-triku i parë i Ronaldos në Serie A me rekord historik

Tre gola në një ndeshje në Serie A për të barazuar një rekord, CR7 vazhdon të shkruajë emrin në librat e historisë.

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë emrin e tij në librin e rekordeve pasi nisi vitin 2020 me het-trik për Juventusin në fitoren 4-0 kundër Cagliarit në Serie A të Hënën.

Tre gola të shënuar në pjesën e dytë, për CR7 ishte het-triku i parë në Serie A.

Pas këtij het-triku, ai u bë vetëm lojtari i dytë që shënon het-trik në Serie A, La Liga dhe Premierligë në këtë shekull, pas Alexis Sanchez.

Sanchez e kishte arritur këtë kur kishte shënuar tre gola në fitoren 5-2 të Arsenalit kundër Leicester në ‘King Power Stadium’ në shtator të vitit 2015, derisa më parë kishte shënuar nga tre gola në një ndeshj me Barcelonën në La Liga dhe Udinesen në Seria A.

Ronaldo, natyrisht, ka shënuar shumë het-trike me Manchester United dhe Real Madrid, para se të hënën të shënojë edhe me ‘Zonjën e Vjetër’.