Gazetari paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja: Të përfshirë kryebashkiakë dhe…

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “Abc-ja e mëngjeist” u shpreh se, grupet kriminale në Shqipëri kanë rritur potencialin e tyre ekonomik.

“Grupet shqiptare prej 5-6 vitesh e kanë rritur potencialin e tyre ekonomik nëpërnmjet secilës kanë mundur të sigurojnë edhe rrugët e kalimit në portet dhe aeroportet tona mundësitë e tyre janë shtuar si të hysh në një derë pazari, edhe sipas ekspertëve të huaj ata shkojnë dhe munden të porosisnin në Ekuador, Venezuelë nga burimi ku prodhohet kokaina.

Janë prej kohësh sjellës të kësaj kokaine. Unë them që edhe në Tiranë mund të kesh laboratorë në një rreze gjeografike të çuditshme në raport me shërbimet e sigurisë. Goditjet e Hasit dhe Xibrakës janë indicie gjermane të cilët nuk munden të mënjanoheshin të kalonin sikur nuk ka ndodhur gjë. Në fundvitit 2019 kanë kaluar 1500 kg kokainë mund të ketë kaluar në portet tona”, tha Çollaku.

I pyetur më tej për reportazhin e Rai3, gazetari tha se njerëzit që kanë folur janë figura të rëndësishme të antimafias, të cilët e njohin terrenin. Çollaku theksoi se grupet shqiptare nuk punojnë më për mafian italiane, por janë të afta me strukturat e tyre të shkojnë të furnizohen në Kolumbi dhe Ekuador.

“Unë prirem të dyshoj edhe për arsye të ndjekjes të asaj që ju thatë. Ka filluar më herët ky transmetim, mbrëmë ka qenë pjesa e dytë. Me shumë gjasë do të zgjasë kjo histori. Edhe më herët njerëzit zyrtarë që kanë folur janë prokurorë të antimafias, pra janë zyrtarë që kanë iformacin të marrë në terren.

Grupet shqiptare nuk punojnë më për mafian italiane, por janë të afta me strukturat e tyre të shkojnë të furnizohen në Kolumbi dhe Ekuador. Një xhiro vjetore deri në 3 miliard euro. 3 miliard euro në duart e këtyre njerëzve është e madhe”, tha ai, duke shtuar se mediave të huaja ju ka ka rezultuar se këto grupe kriminale janë forcuar sepse kanë një mbështetje, suport insitiucional shtetëror”, tha ai.

Duke folur më tej për dosjen 184, Çollaku paralajmëroi se do të ketë publikime të reja ku janë të përfshirë kryebashkiakë dhe drejtues të administratës.

“Dosja 184 është sa korrupsion, sa krim se janë shumë njerëz brenda, duke nisur nga kryeministri që kërcet në telefon duke pyetur nëse u realizua objektivi. Une them se kjo është një luftë e brendshme brenda mazhorancës. Serveri i përgjimeve është në Prokurori të Përgjithshme edhe ministria e Brendshme ka përfaqësues në këtë tryezë.

“Janë ende shumë emra të tjerë brenda kësaj dosje ende të padalë, të cilët janë kryebashkiakë, drejtues të administratës dhe këtë janë persona që janë të inkriminuar dhe duhet të lëshojnë karriget, por e kanë marrë si shpërblim këtë detyrë. Prandaj nuk paditi as gazetarin gjerman kryeministri sepse mendohet se do ketë një rrugë ligjore për ta pasur në dorë atë të plotë”, deklaroi gazetari./abcnews/