Gazetari: Kanë kërcënuar me jetë njerëzish që të mos publikohet videoja e kryebashkiakut të Ramnës

132

Gazetari që publikoi videon e kryebashkiakut të Bulqizës duke konsumuar kokainë, Artan Hoxha, i ftuar në Abc News, ka dhënë detaje lidhur me pamjet që po bëjnë xhiron në të gjitha mediat e vendit.

Hoxha tha se janë persona të afërt të rrethit të kryebashkiakut që kanë kërcënuar me jetë edhe familje, qytetarë në Dibër dhe Tiranë që kjo video të mos publikohet.

Sipas tij këta persona kanë bërë presione, madje kanë kërcënuar familje me qëllimin e vetëm që kjo video të mos publikohet.

“Unë bëj një profesion që e kam zgjedhur ta bëj dhe e di shumë mire që të përballesh dhe të publikosh të vërtetat që shkaktojnë dëme sigurisht që do të ketë reagime. Dje gjatë gjithë ditës dhe darkës, sot për arsye shëndetësore nuk mbërrita dot te Enkeli.

Por ka pasur shumë ndërhyrje. Ti qendrosh ballas të vërtetës, është e vështirë, unë do t’i kërkoj meqë jam në studio, policisë së qarkut Dibër që të ketë në vigjilencë dhe në shikim para syve sot se nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos.

Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe kanë kërcënuar me jetë familje vetëm që të mos i publikojnë, Janë njerëz që ata mendojnë se janë futur në këtë histori”, tha Hoxha, duke shtuar se edhe vetë personalisht ka marrë kërcënime të formave të ndryshme”, tha Hoxha.

“Mua më ka tërhequr përshtypjen për një gjë. Unë i ndjek fushatat elektorale dhe mundohem të shikoj kush janë kandidatët. E vetmja që më tërhoqi vëmendjen ishte që daja ia dorëzoi mandatin nipit. Jam përpjekur që ta shikoj, kishin dy gjëra, personaliteti i personit në fjalë, i arsimuar, biznesmen, jetë të qetë. Nuk më përputhej me atë që po shikoja.

Pse kete personazh është përzgjedhur të shkojë aty. Bulqiza është më e varfra e Shqipërisë, por operojnë disa nga kompanitë më të fuqishme. Ajo njësi bëhet e rëndësishme. Mua nuk më përputheshin e kaluara e këtij personi, nuk është i përfshirë në ngjarje problematike, por rrethi i ngushtë, i vëllait, ka probleme.

Dhe është ky rreth sot që ka bërë ato kërcënmie që kanë kërcënuar qytetarët në qarkun e Dibrës dhe të Tiranës. E di shumë mirë që kur del një e vërtetë cënohen shumë interesa. Reagimi i tyre është që të sulen te njerëzit që u kanë prishur punë”, shtoi ai.