Flet studentja shqiptare që ndodhet në qytetin kinez të epidemisë Coronavirus

Silva Doçi, studente doktorante në vitin e katërt në Universitetin e Kinës Qëndrore, në Ëuhan në qytetin kinez ka ka shpërthyer epidemia nga virusi Coronavirus. Ajo lajmëron se nuk ka asnjë problem me shëndetin dhe kampusi ku ajo është nuk ka të prekur. Ka shërbime nga autoritetet shëndetsore dhe qeverisëse në çdo kohë dhe është në komunikim të vazhdueshëm më Ambasadën shqiptare në Pekin duke kërkuar një mundësi kthimi.

Ne kemi kantaktuar me Doçin nëpërmjet telefonit për të ditur rreth gjendjes së saj në këtë situatë të rëndë.

Silva pohon se rastësisht ka qëlluar te jetë me grip dhe ky shqetësim shëndetsor e ka detyruar të bëjë kontrollet e duhura shëndetsore.

Situata në të cilën ndodheni?

Kam qenë me një grip sezonal. Situata në qytete është alarmante, gjithçka është e mbyllur, as hyn dhe as del njeri, gjitçka është nën kontrollin e autoriteteve, as ka lëvizje të mjeteve publike dhe as private, gjithashtu trenat, avionët, apo makina.

Ju jeni studente?

Po, jam student në Universitetin e Kinës Qëndrore, po kryej një ciklë studimesh doktoraturë për marrëdhënie ndërkombëtrare. Jemi sigurisht të shqetësuar dhe stresuar. Univesrsiteti na ka këshilluar të mos lëvizim ndërkohë që ka një gadishmëri absolute. Kam shkuar dhe kam bërë analiza dhe përgjigjet rezultojnë se nuk kam asgje që të më bëjë mua dhe mjekëve të dyshojmë për asgjë që ka lidhje me virusin. Nëpër klinika dhe spitale ka një fluks të madh njerëzish të cilët kryejnë kontrollet shëndetsore për të siguruar për gjendejn e tyre në raport me epideminë që ka shpërthyer.

Ju këshillojnë?

Fatmirësisht nga informacionet që janë shpërndarë dhe ajo që në dime në kampus nuk ka asnjë të prekur. Ndonëse ne jemi në skajin tjetër të qytetit, që është ndarë në tre pjesë nga lumi. Mbase kjo largësi na ka mbrojtur nga përapja e virusit. Studentët kinezë dhe shumica e të huajve janë larguar nga kampusi. Ka një kujdes të veçantë në Univesrsitet, nga të gjithë shërbimet e ofruara. Na japin mjetet të nevojshme, sapun të veçantë, termometer, e gjithçka është e nevojshme për një kujdes parësor. Gjithashtu plotësojmë një formular të dhënash të përditshme, që nëpërmjet një aplikacioni e përecjellim në zyrën përgjegjëse e cila mbledh të dhënat dhe identifikon problemet për të cilat merr masa. Mjekët në spital kanënë treguar një kujdes dhe vëmendje të veçantë gjithnjë, madje diçka më tepër kur konstatojnë se je e huaj.

Keni kontaktuar me ambasadën shqiptare atje?

Po kam qenë në kontakt me Amnbasadën dhe vazhdoj të jem, ata më kanë mirëpritur dhe kanë treguar kujdes për të më këshilluar apo mundësuar komunikmet e duhura në çdo kohë. Unë kam dëshirë të kthehem, gjë që kisha parashikuar dhe më herët, për arsyet e mia, por për momentin është një proces i vështirë që mbase mund të zgjasë. Shumë vende të huaja po përpiqen të mundësiojnë nxjerrjen e shtetasve të tyre nga kjo zonë me problem të epidemisë. Analizat dolën shumë të mira, thjeshtë një grip normal i stinës e paprekur nga virusi.

Ke bërë analizat e nevojshme për identifikimin e problemit?

Është patjetër e nevojshme edhe skaneri i mushkërive edhe i gjith trupit, pastaj nëse kto të dyja dalin të dyshuara ka edhe disa analiza të tjera që duhen bërë më vonë. /Biseda me Basir Çollakun