Çupi zbulon mashtrimin e Veliajt: Emrin e vëllait të Mark dhe Arben Frrokut për rrugën e propozoi dhe e miratoi PS (Dokumenti)

139

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka publikuar një dokument ku rrëzon mashtrimet e sotme të Erion Veliajt se, “gjatë kohës që bashkinë e drejtonte Basha, ishte vendosur emri e një rruge, të një personi të dënuar”.

Por Çupi ka publikuar dokumentin që vërteton se emrin e vëllait të Mark dhe Arben Frrokut për rrugën e propozoi dhe e miratoi PS.

Reagimi i plotë i Dhurata Çupit

Mashtrimet e Erion Veliajt janë të trasha dhe qesharake. Për të bërë pis kryetarin e PD me trafikantë droge, tutorë prostitutash dhe vrasës, siç është mësuar me kryetarin e tij, Erion Veliaj shpiku sot një sajesë sikur Basha i paska vënë emrin e një krimineli një rruge në Tiranë.

Aspak e vërtetë! Mashtrim banal, por djallëzor! Vëllanë e Mark dhe Arben Frrokut e nderoi Partia Socialiste e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, pasi erdhën në pushtet.

Vendimi i Këshillit Bashkiak në foto tregon se ishte PS ajo që e propozoi dhe e miratoi emrin e rrugës, siç ka bërë, sa herë ka patur pushtet, duke vendosur emra kriminelësh që kanë vrarë dhe torturuar me mijëra shqiptarë gjatë regjimit diktatorial.

Erion Veliaj mund të përpiqet me mashtrime banale të bëjë të duken njësoj Lulzim Basha me Edi Ramën për të përfituar vetë, por e bardha me të zezën janë të pangatërrueshme!

Ne nuk jemi të gjithë njësoj!