Çfarë po ndodh me PS-në e Lezhës, krerët braktisin Ramën dhe i bashkohen…

Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë i është bashkuar sëfundimi Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Bëhet fjalë për deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, i cili ka marrë pjesë në takimin e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zhvilluar një ditë më parë në Lezhë.

Gjetan Gjetani e fitoi mandatin e deputetit me siglën e Partisë Socialiste, por pas qëndrimeve kritike ndaj strukturave lokale të selisë rozë, ai u përjashtua zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PS-së.

Deputeti Gjetan Gjetani

1 63

Ai ka qëndruar këto kohë në Kuvend si deputet i pavarur, duke votuar në shumë raste projektligjet e maxhorancës.

Në aktivitetin e djeshëm të LSI-së, kanë rënë në sy dhe disa figura të tjera lokale të PS-së, të cilët e kanë braktisur këtë forcë politike për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Agustin Marku

2 50

Mësohet se me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë bashkuar dhe Agustim Marku, ish-kreu i PS-së së Lezhës, po ashtu në fotografitë zyrtare ka rënë në sy edhe prania e ish-kryetarit të PS-së së Shëngjinit, Zef Mosheqaj.

Prej disa kohësh, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për hapjen e partisë për të rinjtë, por edhe për zërat ndryshe të politikës.

Në fjalën e saj, Kryemadhi e ka quajtur vitin 2020, si fundin e tranzicionit.

3 37
Zef Mosheqaj me Kryemadhin