Berisha: Opozita i fiton zgjedhjet që nesër, nëse bëhen të lira

136

“Opozita nëse bëhen zgjedhje, që nesër të bëhen, i ka të fituara zgjedhjet”. Kështu mendon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin Opinion.

Edhe pse opozita u ul në një tavolinë me qeverinë për reformën zgjedhore, Berisha ka një këshillë për liderët, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin: “Vetëm këtë këshillë çdo lloj përpjekje për të votuar shqiptarët të lirë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”.

Edhe njëherë ai theksoi se Rama ikën nëse ka protesta të qëndrueshme.
“Dakord nuk e rrëzuam, por hajde ta rrëzojmë. Me protesta periodike “Rama Ik”. Rama ikën kur të mos jetë më i zoti të kthehet më në zyrë”, theksoi ai.

I pyetur nëse kjo marrëveshje, ka dekurajuar militantët e PD-së, ish kryeministri tha: “PD ka një spektër njerëzish prapa. Për një pjesë të njerëzve një reformë kur ti dikton, është siguruese për zgjedhjet.

Ti nuk mund ta injorosh këtë, ti vepron për një shumicë e cila thotë se tani kemi një ligj më të mirë për të bërë zgjedhje. Opozita është për zgjedhje dhe këtu Shqipëria është përpara. Nuk jam unë dakord që PD na të gjitha kushtet që ka Shqipëria, ky është i vetmi kushte që ka opozita”.

I pyetur drejtpërdrejt nga drejtuesi i emisionit Opinion, nëse ka një marrëveshje të fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës pas paktit për reformën zgjedhore, Sali Berisha tha: Ju garantoj, në dijeninë time në mënyrë absolute asnjë marrëveshje! Ju garantoj që jo, në vlerësimin tim dhe në dijeninë tim!

Po analisti dhe gazetari Lorenc Vangjeli e pyeti ish kryeministri se a kishte dijeni për një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në një vend të BE-së.

Lorenc Vangjeli: Një pyetje konkrete doktor. A keni dijeni ju që Basha dhe Rama janë takuar këtë janar në një shtet mik i Shqipërisë, domethënë jashtë Shqipërisë. Një takim i cili mundtë shënojë 6 vjetorin e një marrëdhënie të tyre të veçantë me ulje me ngritje, dashuri dhe urrejtje.

Nga shtatori i 2014, po iu flas për janarin e 2020. Në dijeni tuaj dhe pas shpinës tuaj.
Sali Berisha: Lorenc e di ku e kam fjalën unë. Keqardhja ime është se bie viktim e zyrës Fuga. Me të gënjy Fuga ty. Kupton apo jo? Ti mund ta gënjesh 100 herë, po jo ai ty. Të garantoj që jo.

Lorenc Vangjeli: Po sikur nesër ta shikoni në një foto Bashën duke buzëqeshur pas Ramës me të njëjtën buzëqeshjen që ka pasur me Trumpin.

Sali Berisha: Nxirre!
Lorenc Vangjeli: Supozojmë thash…
Sali Berisha: Të viktimizojë Fuga është me të shku njeriu kot.