Behrami, shpresa e tifozëve të Genoas

Valon Behrami është i bindur se Genoa, do të mbijetojë në Serie A të Italisë.

Futbollisti kosovar ka theksuar se skuadra e tij e re do të arrijë t’i shmanget rënies nga kategoria e parë e futbollit italian përkundër rezultateve negative të deritanishme.

Genoa në këtë sezon ka rezultate kryesisht të dobëta. Deri më tani kjo skuadër i ka pësuar 10 humbje krahas 5 barazimeve dhe tri fitoreve. Është në vendin e 18 në kampionat me vetëm 14 pikë.

Behrami para pak javësh u transferua në Genoa për ta ndihmuar me përvojën e madhe të tij këtë ekip që ti shpëtoi rënies nga liga. 34-vjeçari deri më tash ka vetëm një paraqitje te Genoa.

“Unë i kuptoj kërkesat e tifozëve dhe i siguroj se do ta arrijmë qëllimin këtë edicion, duke luajtur edhe edicionin tjetër në Serie A”, është shprehur Behrami.

Ai u ka premtuar tifozëve se do ta jap maksimumin për ta ndihmuar Genoan që të mbetet në Serie A.