Basha: Të gjithë jemi të tronditur nga humbja e dhimbshme e Kobe Bryant dhe vajzës së tij

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit tragjik të vdekjes në aksident të basketbollistit të famshëm, Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare, edhe ajo një yll në ngjitje në këtë sport. Basha shkruan në një postim në Facebook se, të gjithë jemi të tronditur nga humbja e dhimbshme e tij dhe e vajzës së tij Gianna.

Postimi i kryetarit Basha

Aksidenti ku humbi jetën Kobe Bryant dhe vajza e tij, është një lajm tragjik për të gjithë sportdashësit dhe për ata që me vite të tëra janë mbërthyer para ekranit për të ndjekur legjendën e basketbollit. Të gjithë jemi të tronditur nga humbja e dhimbshme e tij dhe e vajzës së tij Gianna. U prehshin në paqe!