Bardhi: Politika e lidhur me krimin ka mbjellë varfëri, pasiguri e dëshpërim. Ne kemi alternativën më të mirë për punësimin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është takuar me demokratët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës. Bardhi shkruan në një postim në Facebook se, ajo që po përpiqemi të ndërtojmë bashkë me demokratët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës është rikthimi i shpresës dhe besimit se vendi ynë mund të bëhet.

Postimi i plotë i Bardhit

Me demokratët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, demokratët e pathyeshëm të çdo kauze të drejtë. Kënaqësi dhe privilegj diskutimi për situatën politike dhe betejat dhe sfidat e Partisë Demokratike.

Me potencialin dhe resurset që ka, këto mund të ishin ndër zonat më të zhvilluara dhe më të begata në vend, por në këto 6 vjet ka vetëm rrënim, emigrim, krim. Si kudo në vend, edhe në këtë zonë, politika e lidhur me krimin ka mbjellë varfëri, pasiguri dhe dëshpërim.

Ajo që po përpiqemi të ndërtojmë bashkë me demokratët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës është rikthimi i shpresës dhe besimit se vendi ynë mund të bëhet. Ne kemi forcën dhe vullnetin për ta çliruar këtë qark dhe gjithë vendin nga qeverisja e keqe, nga kriminelët e hajdutët, me dhe pa kollare.

Ne kemi alternativën më të mirë për punësimin e të rinjve, duke bërë pjesë të qeverisjes dhe duke ndihmuar të aftët, të ndershmit dhe punëtorët.

2 27

3 20