Armiku, ai Kosovari!

91

Nga Çlirim GJATA

Edi Rama ka paditur Ramush Haradinajn në gjyq. Kryeministri i Shqipërisë padit kryeministrin e Kososvës. A mendon njeri se mund të ndodhte ndonjëherë e kundërta?? Ndërkohë që Edi Rama duhet dënuar për tradhëti kombëtare në raport me Kosovën, si për tentativën e ndarjes së territoreve të saj me Serbinë, ashtu edhe për të ashtuquajturin minishengen, një projekt ky, tejet antikombëtar.

Po si mundet ky kryeministër pa kurrfarë personaliteti, të padisë në gjyq një ish-luftëtar të UÇK, që ka luftuar me armë për lirinë e Kosovës, për lirinë e gjysmës së kombit shqiptar?! Që i janë vrarë vëllezërit dhe të afërm të tjerë në këtë luftë për të njëjtat qëllime. Rama nuk ka denoncuar në gjykatë thjesht Haradinajn, por të gjithë dëshmorët e Kosovës. Dhe nuk është se nuk e kupton këtë, por nuk vepron dot ndryshe. Urdhrat janë urdhra.

Njësoj si Enver Hoxha, që e shiti Kosovën edhe Rama po bën minishengenin(nje shitje e re e saj) dhe kërkon dënimin e kosovarëve në gjykatë.

Kur e mendon që në vitin 2007, në Tiranë mbërriti George Ë. Bush, Presdidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesë të Kryeministrit Berisha. Ndërsa në vitin 2019 mbërriti Aleksandar Vuçiç , President i Serbisë me ftesë të Kryeministrit Rama.

Presidenti Bush deklaroi nga Tirana pavarësinë e Kosovës, ndërsa Vuçiç nga Tirana mohoi maskrën e Raçakut dhe nuk e njeh këtë pavarësi. Si përfundim Rama përqafet me Vuçiç dhe kërcënon shqiptarët. Çfarë rrëshqitje në gjëndje të lirë e historisë tonë.

Kur kryeminstrja serbe Brnabiq shprehet në mënyrë tejet raciste, se shqiptaët janë njerëz të zbritur nga malet, merr si shperblim një përqafim nga Rama në Novi Sad.

Po përse ndodhin këto? Përse Rama sillet kështu? Së pari, ai nuk ndjen kurrëfarë dhëmbjeje për shqiptarët e Kosovës të vrarë në luftë për lirinë e sajë; për masakrat e egzekutuara nga serbët mbi popullsinë civile shqiptare atje; për genocidin; përdhunimet masive; për vrasjet e fëmijëve; për djegjet e shkatërrimet, etj., etj. Për pushtetin e tijë ai shkel mbi të gjithë këta dorë për dorë me Vuçiç, pa kurrëfarë brejtje ndërgjegje.

Së dyti, Rama nuk i ka problem këto, sepse ai nuk e sheh këtë vënd, Kosovën jo e jo, por as Shqipërinë, si atdheun e tijë. Pra nuk e konsideron këtë tokë si atdhe. Ai e konsideron thjeshtë si vendlindje. Një vënd ku i ka rënë për hise të lindë, jo për faj të tijë, ndaj të cilit nuk ka asnjë detyrim, përkundrazi. Shqipëria i ka detyrime atij. Ky është formimi dhe botkuptimi i Edi Ramës.

Ndaj dhe pa teklif, puthet me Vuçiç e padit në gjyq Haradinajn – më e vogla kjo.

P.s. Sot ishte 21 vjetori i masakrës së Raçakut. Sot Kryeministri Rama nuk tha asnjë fjalë në këtë requiem, por paditi në gjyq Kryeministrin Haradinaj. A do mund të bënte më shumë Vuçiç? Pse të lodhet – ja bën Rama.