Ambasadorja amerikane shpalos tre prioritetet dhe flet për bashkëpunim me liderët politikë

Ambasadorja e re e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka mbajtur fjalën e saj të parë në ambientet e jashtme të ambasadës, ku u shpreh se Shqipëria është një nga miqtë më të mirë të Amerikës.

Kim u shpreh se SHBA-të që prej vitit 1920 kanë qendruar në krah të shqiptarëve, me presidentin Willson që frenoi fuqitë e mëdha për ndarjen e saj.

“Sikurse e thashë gjatë fjalës sime në Senat, pak partner janë gati të bëjnë më shumë për SHBA-të sesa Shqipëria. Jam gjithashtu shumë e nderuar që gjendem përpara godinës së ambasadës së SHBA-ve, themelet e të cilës janë vendosur që në vitet ‘20. Kjo ndërtesë e bukur qendron si një testament për forcën e marrëdhënies mes dy vendeve tona.

Miqësia jonë i ka rrënjët e thella, 100 vjet më parë presidenti Willson ngriti zërin që Shqipëria mos të ndahej. Presidenti e përdori fuqinë e SHBA-ve për të mbështetur një Shqipëri të pavarur, kundër çdo gjase ai priti një përfaqësues shqiptar në Uashington, dhe i hapi rrugë anëtarësimit të saj në OKB në vitet 20.

Pas luftës së dytë botërore qeveritë tona moren rrugë të ndryshme, por edhe pse qeveritë nuk e njihnin njëra tjetrën, ne si popuj flisnim me njëri tjetrin përmes Zërit të Amerikës, që nuk transmetonte vetëm lajme por edhe sinjale shprese.

Shkëndija e shpresës ndezi Shqipërinë dhe ne qemë pranë jush në vitin 1991, kur shpëtuat nga zinxhirët e komunizmit. Kemi qendruar krah jush dhe mbështetjen hyrjen në NATO, dhe tani mbështesim integrimin tuaj për në BE.

SHBA do të ndihmojnë Shqipërinë që të bëhet një aleat më i fortë, të forcojë kandidaturën e saj për në BE. Ne do të vazhdojmë aspiratën e popullit shqiptar për liri, drejtësi, dhe një sistem ku të respektohen të njëjtat rregulla”, u shpreh Kim, e cila tha se është e gatshme që të bashkëpunojë me udhëheqësit në Shqipëri, për të vijuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kim tha më tej se me anë të drejtësisë së re, tashmë do të ketë më shumë investitorë të huaj që do të vijnë në vendin tonë, duke hapur vende të reja pune.

“Pres me kënaqësi që të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë që të vijojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jam besimplotë që me hedhjen e rrënjëve të një drejtësie të re, më shumë investitorë do të investojnë në Shqipëri.

SHBA-të e vlerësojnë Shqipërinë si një aleate dhe një mike të besueshme. Siç qendruam me ju në 20, 91, 99, 2009 ashtu do të qendrojmë dhe

Ne do të qendrojmë përkrah jush, faleminderit shumë (fjali të cilën e tha në shqip)”, u shpreh të tej Yuri Kim

Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri e drejtësi dhe për një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla.
Pres me kënaqësi të punoj me liderët shqiptarë teksa marrin hapa të vështirë por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin në sistemin shqiptar.
Jam besimplotë teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë në Shqipëri më shumë investitorë tërhiqen drejt Shqipërisë në mënyrë që të mund të krijojmë më shuëm vende pune e mundësi si për Amerikanët dhe shqiptarët.”