Allegri favorit për stolin e Manchester United

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, raportohet se është favoriti për ta zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaerin, i cili mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit shkaku i paraqitjeve dhe rezultateve të dobëta.

Pas pesë sezoneve radhazi si kampion i Italisë me Juventusin, Allegri u zëvendësua nga Maurizio Sarri në postin e trajnerit të bardhezinve. Sipas DailyMail, ai tani është në kërkim të një sfidë të re në karrierë.

Gazeta angleze pretendon se italiani nuk ka pranuar oferta të tjera për t’iu kthyer futbollit pasi që ia ka vënë syrin postit të trajnerit të Manchester Unitedit. Tani, përderisa presioni po shtohet mbi norvegjezin, Allegri cilësohet favoriti për t’ia marrë postin.

Manchester Unitedi është duke kaluar nëpër një fazë të vështirë në Premierligë dhe radhitet në pozitën e pestë në tabelë, me pesë pikë më pak sesa Chelsea në vendin e katërt.

Pas vetëm dy fitoreve në gjashtë ndeshjet e fundit, e ardhmja e Solskjaerit në postin e trajnerit të Djajve të Kuq nuk është e sigurt, veçanërisht tani që janë shtuar spekulimet për ardhjen potenciale të Allegrit.

Trajnerë të famshëm si Marcello Lippi dhe Fabio Capello e kanë mbështetur publikisht emërimin e mundshëm të Allegrit si trajner i Manchester Unitedit.

Itali i kishte fituar nga dy tituj në sezon katër herë radhazi në Itali, përderisa gjashtë herë është shpallur kampion në Serie A, pesë herë me Juventusin dhe një herë me Milanin në vitin 2011.