Abuzimi, miliona euro për shkolla të rikonstruktuara nga Veliaj, të shkuara dëm, kanë rënë nga tërmeti

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar Bashkinë eTiranës për dëmtimin e shkollave nga tërmeti.

Zhupa shkruan në një postim në Facebook se, shkollat qe Veliaj rikonstruktoi me paratë tona, janë të parat që u dëmtuan rëndë nga tërmeti, duke cënuar sigurinëe jetës së nxënësve nëse tërmeti do ishte gjatë mësimit.

Postimi i plotë

Skandaloze! Shkollat qe Veliaj rikonstruktoi me parate tona, jane te parat qe u demtuan rende nga termeti, duke cenuar sigurine e jetes se nxenesve nese termeti do ishte gjate mesimit!

Konkretisht shkolla “Sami Frasheri” do te inagurohej nga Veliaj pas rikostruksionin ne korrik 2018, jo vetem kaq por Veliaj premtonte qe investime si te “Samiu”do beheshin kudo. Jemi me fat qe nuk i mban premtimet se do kishim te gjitha shkollat te demtuara nga termeti si “Samiu”.

Po ashtu shkolla “ Emin Duraku” e pozicionuar ne mes te bllokut, eshte inaguruar nga Veliaj pas rikonstruksionin ne Gusht 2016. Po ashtu te kjo shkolle nuk do zhvillohet mesim pasi eshte me rrezik per nxenesit nga prishjet qe ka pasur pas termetit.

Gjithsej ne Tirane jane 9 shkolla te demtuara rende nga termeti. Konkretisht: “Musine Kokalari” “Lasgush Poradeci” “Sami Frasheri” “Emin Duraku” “16 shtatori” “ Shkolla Tufine” “Shkolla Pajun” “Peze e Vogel” “ Murat Toptani”.

Kush do mbaj pergjegjesi per shkollat e demtuara? A ka disa parametra specifik qe duhen zbatuar sidomos per shkollat? Kush i ka certifikuar? A do te shkoj Veliaj si titullar dhe kolauduesit e bashkise per ndjekje penale per shperdorim detyre?

Ne kryeqytet harxhohen miliarda lek per pllakat e sheshit, per koncerte, per luks ne zyrat e bashkise, per godina te reja per institucionet e bashkise por nuk shkojne te rregullimi dhe rikostruksioni me parametra sigurie i shkollave ku shkojne femijet edhe adoleshentet e Tiranes!

Uroj qe rikonstruksioni i rradhes mos jete si inagurimet e shkuara, me arna sa per foto dhe pa parametra cilesore qe sigurojne jeten edhe shendetin e nxenesve. Shkollat nuk jane shkallet qe te detyron Rama ti lyesh ne 4 te mengjesit, shkollat duan siguri jo thjesht bojatisje!

2 25

3 19

4 17

11 4