Vokshi: Qeveria po kërkon t’u mbyllë gojën gazetarëve, PD do të anulojë ligjin me ardhejn në pushtet

71

Ish-deputetja Albana Vokshi, duke komentuar ligjin antishpifje dhe vëmendjen që i dha Rai 3 në emisionin ‘Albania bocce cucite’, ‘Shqipëria: Gojët e qepura’ shkruan ndër të tjera: ‘Nëse ai do t’i shkojë deri në fund rrugës së vet të rrezikshme, që cënon më tej imazhin e Shqipërisë dhe dëmton pozicionin e vendit në OSBE, shprehet se, PD do ta anullojë këtë ligj antidemokratik menjëherë sapo të marrë besimin për qeverisjen e vendit.

Ndërkohë që edhe grupet e OSBE-ODHIR e kanë cilësuar si një hap të gabuar tentativën e rilindjes, e cila me anë të dy projektligjeve kërkon t’i mbyllë përfundimisht gojën medias.

Në vijim të postimit të saj Albana Vokshi, duke ju referuar ngjarjeve të fundit në vend, e ka cilësuar si diktatoriale sjelljen e rilindjes ndaj gazetarit Jetmir Olldashi, ndaj të cilit qeveria rilindja dhe grupet e interesuara po bëjnë të pamundurën t’i heqin fjalën e lirë. Vetëm se pse ai bëri publike lidhjet e shtetit me krimin.

Postimi i Vokshit

#Rai3, emisionin e sotëm #FuoriTG, ia ka kushtuar përsëri Shqipërisë, këtë herë rrezikut të lirisë së fjalës dhe lirisë së shtypit prej nismave qeveritare.

#Albania: Boçhe Cucite”, “#Shqipëria: Gojët e qepura” titullohet emisioni i sotëm, që trajton gjatë çështjen e shumëdebatuar ditët e fundit në Shqipëri, atë të rrezikut të lirisë së fjalës në një skenar mediatik të kushtëzuar nga raportet gjithnjë e më të ngushta të linjës editoriale dhe pushtetit politik.

Në këtë skenar, projektligjet e qeverisë që cënojnë rëndë informimin e publikut dhe përkeqësojnë punën e gazetarëve do të kenë efekt domino në demokracitë e brishta ballkanike.

Në Tiranë prej disa ditësh, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Europian dhe UNDP kanë kundërshtuar draftet e ligjeve të censurës mediatike. Nga Leipzig, Vjenë, Bruksel, Berlin, 7 organizata mediatike ndërkombëtare, së bashku me 15 organizata kombëtare, prej muajsh i kanë kërkuar Kryeministrit Rama të tërheqë 2 projektligjet që shkelin standartet ndërkombëtare dhe të drejtat kushtetuese të lirisë së medias, lirisë së fjalës dhe të së drejtës për informim.

Dy projektligjet e propozuara nga Rama, e vendosin edhe median online totalisht në kontrollin e qeverisë.

Edi Rama, në përpjekje për të kontrolluar çdo zë kritik, po rikthen gjyqet politike si një presion tjetër dhe rrezik për lirine e medias. I tillë është edhe rasti i Jetmir Olldashit, i cili është kërkuar të dënohet vetëm sepse zbuloi përfshirjen në trafikun e drogës të vëllait të Ministrit të Brendshëm.

29 vjet më parë, ne u rreshtuam në krahun e lirisë së fjalës. Dhe nuk kemi ndërmend të heqim dorë prej saj.

Rruga e vetme për Edi Ramën është tërheqja e projektligjeve antidemorkatike, antikushtetuese, që mbyllin gojën e medias online.

Nëse ai do t’i shkojë deri në fund rrugës së vet të rrezikshme, që cënon më tej imazhin e Shqipërisë dhe dëmton pozicionin e vendit në OSBE, PD do ta anullojë këtë ligj antidemokratik menjëhrë sapo të marrë besimin për qeverisjen e vendit.