Vokshi nxjerr bllof Ramën! Publikon urdhërin që detyron policët të japin para nga rroga për tërmetin

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar dokumentin që detyron policët të japin para nga rroga për tërmetin.

Në një postim në rrjetin social, Vokshi shkruan se, shqetesimi i Rames janë sheshet e reja të ndërtimit.

“Sa më e madhe fatkeqësia, aq më intensive dhe e pamëshirshme makineria e propagandës së Edi Ramës që përmes mashtrimit nuk kursen askënd as fëmijë, as persona me aftësi ndryshe, as gra e të moshuar, as policë apo profesionistë.

Sot, Kryeministri Rama mashtroi përsëri kur tha që nuk i kanë detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga e tyre. Po postoj eshe një here Urdhërin e paligjshëm 1933, dr 27.11.2019 që urdhëron mbajtjen e pjesshme të pagave të policëve në Shkodër.

Duke keqpërdorur qëllimshëm vendosjen antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme, interesi kryesor i Kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndertimi. Ndaj edhe s’u jep qytetarëve akt ekspertimin per shtëpitë e pallatet”, shkruan Vokshi.

2 31

3 23

1 36