Thirrje Ramës nga çadrat në Manëz: Po na persekuton pse dolëm në TV, eja na shiko në ç’gjendje jemi!

Në kampin në Manëz gjendja duket e rëndë. Rreth 10 familje vijonë të qëndrojnë në çadrat e ngritura për strehim për familjet e prekura nga tërmeti. Por siç shihet nga pamjet çadrat janë rrethuara nga balta.

Banorët janë shprehur për mikrofonin e Abc News se, nga institucionet shtetërore po bëjnë diferencime.

“Kemi 12 ditë në çadra me fëmijë të vegjël, fëmijët nuk janë pajisur me as më çanta as me libra. Vetëm sepse kemi dalë nëpër media mendojmë se na është bërë një diferencim sa i përket ndihmave për tu vendosur në ambiente më të mira”, shprehet një prej tyre.

“Jam në çadër me gjysëm plasmasi, fëmijët i kemi pa shkollë nuk kanë kanë ku të lahen”, tregojnë banorët.

Sipas tyre, kryeministri Edi Rama ka vizituar vetëm banorët që janë strehuar në kontejner.

“Vjen deri tek kojntenieri, por tek ne nuk ka ardhur fare. Banesat janë shpallur të paverifikueshme dhe nuk kemi mundësi tjetër për të jetuar”, tregojnë ata.

Në fund edhe një apel për mediat:

“I lutemi të gjithë mediave se po bëhet padrejtësi, nga 300 banorë, 10 familje jetojnë në çadra në kushte të mjerueshme, i bëjmë thirrje kryeministrit të marrë masa. Nuk kemi asnjë lloj ndihme nga qendra adminisrtative. Duam një zgjidhje të barapartë, të trajtohen të gjithë njësoj, kemi fëmijë të vegjël, duam strehim një zgjidhje sa më të shpejtë nuk mund të vazhdojmë më mashtrime”.

1 45