Tërmeti tronditi tokën, ky palo kryeministër po ritrondit çdo ditë qytetarët!

Nga Orjola PAMPURI

Prej më shumë se dy javë tashmë, në ekrane e në terren shohim një kryeministër me citjane që bën show me hallin e madh që fatkeqsia natyrore u shkaktoi qytetarëve.

Çfarë nuk u thotë e çfarë nuk përrallis cdo ditë me gra, burra, të moshuar e fëmijë, që e shohin me të drejtë si një personazh që mund t’i premtojë ndonjë gjë konkrete, pasi është kryeministër i këtij vendi. Por jo që nuk thotë asgjë konkrete, por të paktën, në një moment të vetëm, të flaës publikisht si kryeministër i këtij vendi dhe të thotë, sa ka qënë në të vërtetë fondi rezervë i emergjencave civile, sa para vendos në dispozicion të zgjidhjes së krizës qeveria shqiptare, sa para janë mbledhur në total nga donatorët.

Cilët janë përgjegjësit kryesorë me emra të ngjarjes së trishtë, e cila erdhi si pasojë e një fatkeqësie natyrore, por që tërmeti në rastin konkret shkaktoi traumën tek qytetarët pasi tragjedia ishte e paralajmëruar, ca nga neglizhenca e theksuar e raportimeve të tërmetit të 21 shtatorit e ca nga aktet mafioze të oligarkëve të ndërtimit të cilët morën bekimin nga kryebashkiakët e korruptuar e të pashpirt të Edi Ramës.

Sot del dhe bën show me hallin e qytetarëve të pastrehë, të traumatizuar, duke i përqeshur, bërtitur, ulëritur, tallur, injoruar, e çfarë nuk u ka bërë këto ditë, duke tejkaluar cdo limit duke bërë gastorin e palacon edhe në ceremoni mortore, e duke mos reshtur asnje ditë pa vijuar vjedhjen e bastisjen e këtij shteti. Ndahen ndihma nw bazë të preferencave, shpërndahen njerëzit në hotele në bazë të preferencave. Shumica e nihmave në ushqime ka qënë totalisht vullnetare. Ku është shteti? Shteti dështoi, dhe dështoi keq që në momentin e parë të menaxhimit të kësaj situate.

Askush deri tani nuk thotë sa afat do të kenë këta qytetarë për të qëndruar në cadra, hotele, makina, kushërinj, të afërm. Çdo bëhet me ta? Përveç përgjigjes arrogante e injoruese, të këtij kryeminstri që; ‘do të keni një shtëpi më të mirë se e para’, të cilës duke e ditur kush e thotë, zor se i beson kush, s’kemi asgje tjetër.

E gjithe kjo situatë u përdor për të maksimalizuar shoë-n e Edi Ramës dhe patericave të tij, ndërkohë, koncensioni i sterilizimit, check-up-it, etj, dhe të tjera kontrata prej 150 milion dollarësh vijojnë të shkojnë në xhepat e Ramës dhe oligarkëve të tij, pa prishur aspak rehatinë e vjedhjes së qytetarëve në hall.

Ka shpërndarë në terren një dorë specialistësh për inspektim, ku një grup thotë një gjë e një grup një gjë tjetër, duke i ç’orientuar më keq qytetarët, që presin me ankth si do të shkojë halli me banesat e tyre që janë djersa dhe mundi i një jete.
Mjerim dhe dështim total.

Ky palo kryeministër duhet refuzuar nga çdo qytetar në hall që i shkon, për t’i takuar thjesht dhe vetëm për PR e tij. Ai vetë nuk ofron asgjë sepse nuk ka c’farë ofron, përvec talljes dhe injorimit të shëmtuar. Të tallesh, injorosh qytetarë në të tillë moment e vetmja përgjigje që duhet të marrësh është të të përzënë në mënyrën më brutale të mundur.