Tërmeti/ Bylykbashi zbulon skandalin e Arta Markut me dosjet e lejeve të ndërtimit para se të largohej

175

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin zbuloi se kanë informacine për hetimin e pasojave të tërmetit në Durrës.

Demokrati bëri me dije se përveçse janë zhdukur dosjet e lejeve të ndërtimit në bashki, edhe prokurorët e çështjes janë caktuar ata që janë më afër PS.

Sipas Bylykbashit ky mund të jetë kontribut i Arta Markut dhe se mbetet për tu parë se si do të veprojë Kryeprokurori i ri Olsian Çela.

“Informacioni që na vjen ne përveçse janë zhdukur dosjet e lejeve të ndërtimit, na vjen edhe që në këto grupe prokurorësh për këto çështje janë përzgjedhur prokuororë në mënyrë që të jenë sa më afër partisë. Sigurisht që mund të jenë kontrubut i zonjës Marku dhe të shohim çdo bëjë prokurori i ri.  Është detyrë e Prokurorit të Përgjithshëm që të sqarojë”, tha ai, duke shtuar se Rama po krijon grupin e ri që duhet goditur.

“Ajo që më shqetëson shumë është mënyra se si po reagon shteti. Edi Rama po krijon grupin e ri që duhet goditur, kulakët e rinj që janë ndërtuesit. Një pjesë e tyre kanë përgjegjësi. Kjo kërkon një proces të kujdesshëm. Kryeministri ka për detyrë të ndërhyjë menjëhrë. Nuk duhet të priste që kryetari i opozitës të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme sepse kishte hallin e buxhetit”, tha Bylykbashi .

I pyetur nga Milori nëse do të pranojnë ftesën e Ramës për tu ulur në tryezë, Bylybashi e refuzoi prerazi.

“Një tryezë ne ia kemi thënë në sy në publik dhe i kemi dhënë idetë tna. Kemi bërë propozimin që ti bëjë. Pasi ia kemi thënë se si të zgjidhë situatën ajo tryezë çfarë do të bëjë. Do qeverisë ndonëjherë ky kryeministër?”, tha demokrati.

A ka PD materiale të tjera që implikojnë qeverinë?

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka komentuar pretencën e Prokurorisë për Ervin Salianjin.

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Bylykbashi theksoi se kjo nuk duhet të ishte lajm, ndërsa dha një mesazh edhe për kreun e grupit socialist Taulant Ballën.

“Nuk duhet të ishte lajm kjo. Lajm duhet të ishte kur gjykata jep dënim. Kjo është një kronikë e paralajmëruar që të çon te goditja e opozitës. Edhe që dy prokurorët ishte në mendje të dryshme për dënimin, një lojë e prokurorisë. Ministri i Rendit akuzohet se vëllai i tij të mos ekstradohej në Itali. Po të mos kishte ngritur zërin opozita ai do ishte nëpër Tiranë dhe Vlorë.

Sot ka pasur edhe deklarata të qarta nga kryetari. Zoti Balla është i fundit që duhet të flasë, është i akuzuar duhet të presë dhe të shpresojë që Edi Rama të ketë bërë punën e tij dhe të ketë kapur edhe SPAK-un”, tha ai.

I pyetur nga Milori nëse PD ka materiale të tjera që implikojnë qeverinë, demokrati u shpreh se: “Këtu çështja është se meqë u dëgjuan këto,  të dëgjojmë të tjera. Ato që janë duhet të çojnë në burg peshqit e  mëdhenj. Dy vjet përkohshmëria e Arta Markut… Ne e kemi thënë Edi Rama do të përzgjedhëë një prokuror që do mbyllë dosje dhe kështu ndodhi”./abcnews.al