Studim global: Ndotja e ajrit shkakton depresion dhe vetëvrasje

Një analizim sistematik i të dhënave globale ka zbuluar se njerëzit që jetojnë në ambiente me ajër të ndotur kanë shkallë më të lartë të depresionit dhe vetëvrasjeve.

Hulumtimi ka sugjeruar se zvogëlimi i nivelit të ajrit të ndotur në botë në kornizat ligjore të BE-së mund ta parandalojë depresionin te miliona njerëz.

Ky është supozim se ekspozimi në ajër toksik i shkakton rastet e depresionit. Shkencëtarët besojnë se kjo është shumë e mundur, por se është e vështirë të dëshmohet.

“Ne kemi treguar se ndotja e ajrit mund të jetë duke shkaktuar dëme substanciale në shëndetin tonë mendor, duke e bërë edhe më urgjent çështjen e pastrimit të ajrit që e thithim”, ka deklaruar Isobel Braithwaite nga UCL, e cila e ka udhëhequr studimin në fjalë.

Zvogëlimi i nivelit të ndotjes së ajrit në nivelet e preferuara nga BE-ja mund të bëjë ndryshime të mëdha sepse, siç thonë ekspertët, mund të parandalohen rreth 15% të rasteve të depresionit (nëse veç supozojmë se ekzistojnë kjo lidhje).

Kjo do të kishte ndikim jashtëzakonisht të madh sepse depresioni është një sëmundje shumë e zakonshme që po rritet vazhdimisht. Madje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 264 milionë njerëz vuajnë nga depresioni.

Përndryshe, hulumtimet e mëhershme gjithashtu kanë treguar se ajri i ndotur shkakton zvogëlim të madh në inteligjencë dhe ndërlidhet me demencën. Vlen të ceket se ky hulumtim është publikuar në revistën “Enviromental Health Perspectives”.