Si e talli Rama, Braçen para ambasadorëve: Ndjehem më i vogël se ai…

“Kam aq shumë centimetra dhe e kam të vështirë të kujtoj se kam takuar dy apo tre persona më të gjatë se unë. Kam dy javë që ndjehem shumë herë më i vogël se Erion Braçe…në masë.”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur sot në një mbrëmje për Vitin e Ri ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Në fjalën e tij, Rama ka krahasuar veten me Erion Braçen dhe tha se ndihej më i vogël para tij dhe më i vogël akoma para trupave të kërkim-shpëtimit.

PJESË NGA DEKLARATA

Ky takim e dinë që si zakon përfundon me një libër të dhuruar. Por kësaj herë biblotekat tuaja nuk do të pasurohen me librat e mi. është më e denjë të japësh sesa të marrësh, jo nuk do të mbeteni duarbosh. Unë jam produkt i zotit apo natyrës nuk e kam zgjedhur akoma.

Kam aq shumë centimetra dhe e kam të vështirë të kujtoj se kam takuar dy apo tre persona më të gjatë se unë. Kam dy javë që ndjehem shumë herë më i vogël se Erion Braçe…në masë.

Sot edhe më i vogël para atyre heronjve që ishin mes nesh. Nuk bëhet fjalë për lartësi fizike apo shoqërore, por për atë që Shën Pali e quan gjatësia, gjerësia e thellësia e brendshme. Eksizton një varg në librat e shenjtë që thotë kush shpëton një jetë ka shpëtuar gjithë njerëzimin.

Nuk e di sim und të shpërblehen ata që shpëtuan më shumë se një herë. Di që çka ata bënë do të luajë më shumë rol se gjithë konstitucionin tonë me Europën se të gjithë raportet e Komisionit Europian, ndjesë Luigi. Padiskutim do të luajë rol në raportin tonë me vetëveten.