Shorti për KED-në e re, reagon Presidenti Meta

Ka përfunduar hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga ky short janë përzgjedhur 9 anëtarët e rinj dhe 5 anëtarë zëvendësues për në KED, me mandat 1 vjeçar.

Nga shorti me gogla janë përzgjedhur dy anëtarët e rinj të KED-së nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të jenë Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha.

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi drejtohet nga anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë, në këtë rast i bie të jetë sërish Adrian Dvorani.

Pas kesaj ka reaguar kreu i shtetit Ilir Meta me nje mesazh te shkurter ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Pas një shorti tepër TRANSPARENT, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht TRANSPARENTE dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm”.